Ditën e djeshme një 37 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi në banesën e tij u gjet 1.5 kg drogë.
Shqiptari i cili jetonte në rrugën Asiago në Mirafiori ishte nën vëzhgim nga agjentët e antidrogës prej disa ditësh.
Ata hynë në veprim në shtëpinë e tij, ku ai ishte gati të takonte një person tjetër, ndoshta një korrier i ngarkuar për dërgimin e drogës.
Ata kishin një zarf që përmban kokainë, katër telefona celularë dhe rreth 700 euro para të gatshme. Mbi 800 gram kokainë dhe 750 gram opium u gjetën në shtëpi, si dhe 2 mijë euro para të gatshme.
Ky është trafikanti i tetë i arrestuar muajin e fundit nga oficerët e policisë, me një sasi të përgjithshme prej 4 kilogramë drogë të sekuestruara.