Një djalosh i verbër, po qëndronte ulur në shkallët e një ndërtese me nje kapelë që e kishte vendosur tek këmbët. Ne te kishte shkruar: “Jam i verbër, më ndihmoni ju lutem.” Në fakt, pak para gjendeshin në kapelën e tij.
Një njeri erdhi aty pranë. Ai nxori pak para prej xhepit të tij dhe i hodhi në kapelë; pastaj mori tabelën dhe e ktheu në anën e… kundërt për të shkruar disa fjalë. Ai e vendosi tabelën prapa në mënyrë që çdonjëri kur të ecte aty pranë do t’i shihte këto fjalë.
Dhe, pak nga pak, kapela filloi të mbushet. Shumë njerëz filluan të jepnin para për djaloshin e verbër. Në pasdite, njeriu që e kishte ndryshuar tabelën erdhi të shoh se çfarë po ndodh. Djaloshi mundi t’i njoh hapat e tij dhe e pyeti, “A ishit ju që ndryshuat tabelën time në këtë mëngjes? Çfarë shkrove?
Njeriu i tha, “Thjesht shkrova të vërtetën. Unë e shkrova atë që ti mendon, por në një mënyrë tjetër.
Ajo çfarë kishte shkruar ishte: “Sot është një ditë e bukur dhe unë nuk mund ta shoh atë.”
A mendoni se shkrimi në tabelën e parë ishte ndryshe nga e dyta?
Natyrisht, që të dyja tregonin se djaloshi ishte i verbër. Por shkrimi në tabelën e parë thjesht thoshte se djaloshi ishte i verbër. Kurse në të dytën tregonte të qenit fatlum se ata (njerëzit) nuk ishin të verbër.
“Ësht Ai i Cili ka krijuar për ju të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemrën (ndjenjat dhe të kuptuarit). Fare i pakët është falënderimi juaj.” [sura Al-Mu’minun; 78]