2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E djathta ekstreme në Itali ndjek shembullin e Irlandës kundër abortit

Më të lexuarat

Aktivistët dhe politikanët e ekstremit të djathtë kanë vërejtur normën e ulët të lindjeve në Itali, dhe kanë vënë vëmendjen mbi referendumin e Irlandës për abortin.

Pasi 40 vjetori i legjislacionit për abort në Itali po afrohet, përpjekjet e rinovuara vinë nga lëvizja e të djathtëve që në gjirin e tyre kanë shumë militantë që janë kundër abortit.

Duke u afruar 22 Maji, ProVita, shoqata anti-abort e Italisë, ka publikuar një broshurë duke i përsëritur pretendimet e përsëritura që gratë të cilat bëjnë abortime janë më shumë të predispozuara për kancer të gjirit, vetëvrasje ose bëhen alkoolike ose përdoruese të mjeteve narkotike.

Një veprim i tillë ka ardhur pasi që autoritetet në Romë kanë mbuluar një pllakatë të madhe duke shfaqur një fetus 11 javësh në mitër në një mur në zonën e Vatikanit.

Një mesazh më sipër thotë “Ti je këtu sepse nëna jote nuk të ka abortuar ty.”

“Plani ishte të intensifikoje kampanjën afër përvjetorit të 40,” tha Alessandro Fiore, një zëdhënës i ProVitës. “ Por ne jemi rritur edhe më shumë pasi që pllakata është censuruar; ne jemi kontaktuar nga shumë njerëz nga gjithë Italia që ishin të interesuar të bëjnë diçka të ngjashme në qytetet e tyre.”

“Referendumi Irlandez, ka shanse që të na ndihmojë të e forcojmë mesazhin tonë”

Toni Brandi, president i ProVitës, i është bashkuar homologëve në Irlandë në një vizitë kohëve të fundit, tani kur shteti Irlandez është duke u përgatitur për referendumin për legalizimin e abortit me 25 maj.

Italianët kanë votuar të e legalizojnë abortin në një plebishit të ngjashëm në vitin 1978. Gratë italiane e kanë të lejuar të abortojnë në 90 ditët e para të shtatzënisë. Por, 70,4 për qind e gjinekologëve ende refuzojnë të përfundojnë shtatzënitë për arsye morale, që do të thotë është gati e pamundur për gratë të kenë qasje në një procedurë të sigurte.

Ky numër është rreth 90% në regjionet jugore, ndërsa në qendër të regjionit të Molisë, në këtë regjion vetëm një doktor kryen mbarimin e shtatzënisë. Vitin e kaluar një gruaje në Padua, një qytet në pjesën veriore të regjionit të Venetos, i është të vizitojë 23 spitale përpara se të gjejë një që do të i epte fund shtatzënisë së saj.

Politikanet nga Liga dhe partitë e djathta, partia si vëllezërit e Italisë janë duke ndihmuar që të vazhdojnë edhe më tutje me kampanjën anti – abort. Massimliano Romeo, senator i Lidhjes, ka thënë : “Gjashtë milion fëmijë janë vrarë në mitër ( që nga 1978), pastaj ata thonë se duhet të marrim imigrant për të rritur popullatën”.

Nëse Lëvizja ka sukses dhe hynë në qeveri, partia ka premtuar që do e bëjë prioritet kryesor për të i informuar më mirë gratë në atë se çka ata thonë se janë pasojat fizike dhe psikologjike të abortimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit