Raporti i “Save the Children” thotë se numri i fëmijëve që jetojnë në zonat e konfliktit është rritur në 75% që prej vitit 1990. Raporti thotë se fëmijët që jetojnë në Lindjen e Mesme dhe në Azi janë më të prekurit.
Raporti i publikuar të martën nga shoqata globale “Save the Children” tregon se më shumë se 357 milionë fëmijë jetojnë në zonat luftarake, një rritje e numrit prej 75% që nga viti 1990.
Rreth gjyma e të prekurve – 165 milion fëmijë jetojnë në zonat ku ka intensitet të lartë të luftës. Fëmijët që jetojnë në Lindjen e Mesme janë më të prekur nga lufta, me 2 në 5 fëmijë që jetojnë në një zonë 50 kilometra larg konfliktit luftarak. Afrika është renditur si vendi i dytë më i rrezikshëm në rajon, raporton “DW”.
Sipas statistikave të vendeve, Siria, Afganistani dhe Somalia kryesojnë listën e vendeve më të rrezikuara për fëmijët. Në këtë listë përfshihen Mianmari, Bangladeshi, Iraku dhe Jemeni.
Gjithashtu ka pasur një rritje në vrasjen dhe gjymtimin e fëmijëve. Që prej vitit 2010, numri i vlerësuar nga Kombet e Bashkuara është rritur pothuajse për 300%.
Raporti fajëson disa faktorë për rritjen e përgjithshme. Ai thotë se konfliktet sot priren të jenë të zgjatura dhe shpesh luftohen në zona me popullsi të dendura.
“Save the Children” gjithashtu thotë se “po shfrytëzohen taktikat gjithnjë e më brutale” duke abuzuar me fëmijët si bombat vetëvrasëse dhe duke sulmuar fëmijët në shkolla dhe spitale./Periskopi/