Sulltan bin Abdullah el-Umerij
Në një udhëtim, ndër tjera pata rastin ta takoj një vëlla musliman, udhëzimi i të cilit lidhej për një rasti interesant. Filluam të bisedojmë, ndërsa ai më shpaloste të kaluarën dhe udhëzimin e tij:
“U njoftova me një vajzë në internet. Shkëmbenim përshëndetje e mesazhe derisa lindi në mes nesh dashuria. Jetonte në një qytet tjetër, afërisht njëmijë kilometra larg meje.
U pajtuam që të takoheshim. Prenotuam edhe vend në hotel. Isha i pari unë ai që mbërrita. Ishte mesdita. U shtriva të pushoj.
Papritmas, dëgjova ezanin. Ishin fjalë që sikur po i dëgjoja për herë të parë. U ngrita në këmbë i trishtuar, ndërsa më përshkoi ndjenja e frikës nga dënimi i Allahut, saqë pa menduar fare, vendosa ta braktis mëkatin.
Allahu më sheh, ndërsa unë nuk i frikësohem, kjo nuk mund të më ndodhë?!- i thashë vetes.
E braktisa hotelin dhe u ktheva në vendin tim. Mbylla telefonin dhe vazhdova të injoroj mesazhet e asaj femreje.
U ktheva i penduar tek Alalhu. Jam i vendosur që ta ruaj nderin dhe fenë time.
Gjatë kthimit, ndërsa diskutoja me veten time këtë gjë, më kaploi një ndjenjë gëzimi. Ngadhënjeva mbi epshin! Triumfova ndaj nefsit! El-hamdulil-lah!!!”
Përshtati: Sedat Islami