14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Dyzet dobitë e namazit me xhemat

Më të lexuarat

Përmbajtja

1- Nështrueshmëria ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] *
2- Vërtetimi i imanit (besimit) *
3- Garanca e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dhuntia e madhe *
4- Respektimi dhe vërtetimi i asaj që All-llahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kanë ngritur dhe vërtetuar *
5- Nënshtrueshmëria ndaj urdhërit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] *
6- Shpëtim në pasimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] *
7- Një nga qëllimet më të madhërishme të Islamit *
8- Madhërimi dhe kryerja publike e parimeve të All-llahut [subhanehu ve teala] *
9- Nga praktika e rrugës dhe udhëzimit të drejtë (Sunenul-Huda) *
10- Më i vlefshëm se namazi individual *
11- Tek All-llahu [subhanehu ve teala] namazi me xhemat është më i mirë se namazi i individit *
12- Mbrojtja nga shejtani (djalli) *
13- Largimi i përgjasimit me munafikët (dyfytyrëshat) *
14- Një nga shkaqet e faljes së mëkateve *
15- Shkak që All-llahu [subhanehu ve teala] të krenohet *
16- Shpërblimi i madh për ecjen deri te xhemati *
17- TUBIMI I MELEKËVE NË NAMAZIN E SABAHUT DHE TË IKINDISË DHE KËRKIMI I FALJES PËR ATA QË PREZENTOJNË NË TO *
18- Namazi me xhemat është i barabartë me gjysmën ose me një natë të tërë të kaluar në ibadet (adhurim) *
19- Nën mbrojtjen e All-llahut [subhanehu ve teala] *
20- Në Ditën e Gjykimit nën hijen e All-llahut [subhanehu ve teala] *
21- Ruajtja nga zjarri dhe munafikllëku (dyfytyrësia) *
22- Bekimi i All-llahut [subhanehu ve teala] dhe i melekëve të Tij mbi ata që falen me xhemat *
23- Shtëpia në Xhennet *
24- Shpërblimi për namazin edhe në qoftë se nuk ke mundur ta arrishë *
25- Plotësueshmëria e namazit *
26- Vepra më e mirë *
27- Shpëtim nga fatkeqësia *
28- Shpëtimi nga pakujdesia *
29- Dua e cila nuk refuzohet *
30- Afërsia, dashuria dhe barabarësia *
31- Ruajtja e sunnetit dhe dhikrit *
32- Njohja e parimeve të namazit *
33- Adaptimi në disciplinë dhe kontrollë *
34- Shfaqja e fuqisë së muslimanëve dhe zemërimi i kafirave dhe dyfytyrëshave *
35- Zbukurimi i pamjes dhe sjelljes *
36- Njoftimi dhe afrimi ndërmjet veti *
37- garimi në nënshtrueshmëri të All-llahut [subhanehu ve teala] *
38- Besnikëria *
39- Ndjenja e qëndrimit në rreshtat e luftës *
40- Shijimi i asaj që e ka përjetuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe sahabët [radijall-llahu anhum] *
Përfundim *

 

Lavdfalënderimi i takon vetëm All-llahut. Atë e falenderojnë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë. Nga Ai kërkojmë të na i pranon pendimet. Kërkojmë mbrojtjen e All-llahut prej sherrit tonë dhe sherit (dëmit) të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu askush nuk mund ta humbë, dhe kë e humbë All-llahu s’ka kush mund ta udhëzojë në rrugë të drejtë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i Dërgu ari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi Muhammedin, mbi familjen e tij, as’habët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kijametit.
Ky është një studim i përmbledhur për vlerën dhe dobitë e namazit me xhemat në të cilin me ndihmën e All-llahut [subhanehu ve teala] kam mbledhur dyzet dobitë e këtij namazi, All-llahu [subhanehu ve teala] na ndihmoftë. Burim kryesor për këtë studim ka qenë libri i All-llahut [subhanehu ve teala] dhe Sunneti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. I mora këto dy argumente se ato janë të mjaftueshëm për argumentim dhe gjithashtu kisha dëshirë të mos e zgjas, me qëllim të jetë i lehtë përdorimi i tij.
Për shkrimin e kësaj përmbledhjeje më kanë nxitur disa fakte, nga të cilat po i përmendi:
1. Atë që kam parë në disa shtete Islame se nuk mbahet shumë llogari për namazin me xhemat, madje edhe nga ana e da’ive (ata që merren me thirrjen në fenë e All-llahut [subhanehu ve teala]).
2. Atë që e kam vërejtur në veten time dhe në disa nga vëllezërit tanë musliman, All-llahu [subhanehu ve teala] na udhëzoftë. Shpesh ndalemi nga kryerja e këtij ibadeti të madhërishëm duke thënë se jemi të zënë dhe nuk kemi kohë të lirë për ta bërë atë në xhemat, All-llahu [subhanehu ve teala] na ndihmoftë.
Vërejtje e rëndësishme:
Qëllimi i këtij ibadeti (namazi në xhemat) është si në ibadetet tjera nënshtrim ndaj All-llahut [subhanehu ve teala], duke i kryer urdhërat e Tij dhe duke u ndaluar nga ndalesat e Tij. I kemi numëruar këto dobi duke i nxituar dhe duke u dhënë vullnet atyre që mundohen t’i kryejnë urdhërat e Tij dhe duke i frikuar dhe për t’ua bërë me dije atyre që nuk i kryejnë ato. Nga All-llahu [subhanehu ve teala] kërkojmë ndihmë dhe mbështetje që t’i bëjmë veprat tona të sinqerta dhe të pastërta në emër të Tij.

 

Shkroi:
Abdullah Musned El-Kahtani
1- Nështrueshmëria ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]
Kryerja e namazit me xhemat është kryerja e urdhërave të All-llahut [subhanehu ve teala] nga ana e robërve të Tij besimtarë. I Lartësuari thotë:
“Falnie namazin dhe jepni zekatin dhe falnu me ata që falen (bini në rukuë me ata që bijnë)” (Bekare: 43).
Rukuja është përkulje në namazin e plotë siç theksohet vlera dhe nderi i atyre që janë në atë pozitë.
Ibën Kethiri duke e komentuar këtë ajet thotë: “Prezentoni me besimtarët në punët më të mira, e posaçërisht më të plotësishmen-namazin. Shumë dijetarë me këtë ajet argumentojnë obligueshmërin e faljes së namazit me xhemat”.
Ibën Kajjimi në librin e tij “Namazi” në faq. 114 thotë: “Nëse thuhet: Kjo kundërshtohet me fjalët e të Lartësuarit:
“Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!” (Ali Imran: 43), ndërsa gruaja nuk e ka obligim të prezentojë në xhemat, atëherë do të thuhet: Ajeti nuk e obligon ç’do grua, por është vetëm për Merjemen të cilës i është urdhëruar për shkak të specificitetit të saj. Për dallim nga fjalët e të Lartësuarit: “Falnie namazin dhe jepni zekatin dhe falnu me ata që falen!” (që nënkupton të gjithë besimtarët). Merjemeja ka pasur disa cilësi të cilët nuk i kanë pasur gratë tjera. Nëna e saj ate e ka dhënë në shërbim të All-llahut [subhanehu ve teala] për robërim vetëm Atij, andaj për këtë ajo nuk e ka braktisur mesxhidin (faltoren). Andaj i është urdhëruar që të falë namazin me ata të cilët vijnë në mesxhid…”.
2- Vërtetimi i imanit (besimit)
Namazi me xhemat është njëri nga mjetet më të fuqishme dhe më të rëndësishme për ngritjen e shtëpive të All-llahut [subhanehu ve teala] (xhamive), andaj po të mos ishte namazi me xhemat nuk do të ishin as xhamitë. All-llahu [subhanehu ve teala] ua vërteton imanin atyre që ndërtojnë xhami dhe thonë se janë të udhëzuar në rrugë të drejtë nga ana e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe mendojnë se janë të shpëtuar.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe Ditës së fundit e që falë namazin, jep zekatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuar (në rrugë të drejtë).” (Teube: 18).
3- Garanca e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dhuntia e madhe
Namazi i përbashkët (në xhemat), është njëri nga shkaqet e përmendjes dhe madhërimit të All-llahut [subhanehu ve teala] në xhami. All-llahu [subhanehu ve teala] këtë vepër e ka lavdëruar, kurse për ata që e bëjnë këtë, i ka përshkruar se janë njerëz të cilët tregtia dhe shitblerja nuk i pengon që ta përmendin All-llahun [subhanehu ve teala], të cilët e falin namazin dhe e japin zekatin. Atyre All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka vërtetuar imanin dhe frikërespektin të cilin e kanë ndaj Tij.
Pastaj i Lartësuari ka thënë se veprat e tyre të mira pranohen ndërsa kalohet mbi sjelljet e tyre të këqija përgjatë dhuntive tjera me të cilat All-llahu [subhanehu ve teala] i ka shpërblyer.

 

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falë namazin dhe për ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (Ata i luten) që All-llahu t’i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do.” (Nur: 36-38)
4- Respektimi dhe vërtetimi i asaj që All-llahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kanë ngritur dhe vërtetuar
Namazi i përbashkët ka rëndësi dhe rol të madh, sepse nuk është përcaktuar vetëm në kushte të rëndomta, por është i urdhëruar edhe në kushte frike.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një rekat), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gatishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t’iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gatishmërinë tuaj. All-llahu ka përgatitur dënim nënçmues për jobesimarët.” (Nisa: 102)
Po ashtu edhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka vërtetuar dhe urdhëruar namazin e përbashkët dhe askujt nuk i ka lejuar që ta lërë atë.
Në një rast një i verbër ka ardhur te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të kërkojë leje për mosardhje në xhemat. Ai tha se jeton larg dhe se nuk ka udhërrëfyes, ndërsa gjatë rrugës ka kafshë të egra, e i përmendi edhe disa arsye tjera. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pyeti: “A e dëgjon ezanin?”. Ai u përgjigj: “Po”. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Përgjigjiu ezanit”, kurse në një rivajet tjetër qëndron: “Nuk gjej për ty ndonjë arsyetim”.
5- Nënshtrueshmëria ndaj urdhërit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
Në namazin është nënshtrim ndaj urdhërave të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe pasimi i sunnetit të tij në fjalë dhe në vepër. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar për kryerjen e namazit me xhemat. Për këtë kemi disa hadithe:
“Kush e dëgjon ezanin dhe nuk i përgjigjet, nuk ka namaz përveç se me arsye.” (Shih “Sahihul xhami” 6300)

 

Pastaj fjalët:
“Nëse janë tre veta, le t’i udhëheq njëri. Përparësi ka ai i cili di më së shumti nga Kur’ani.”
6- Shpëtim në pasimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
Pasimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në këtë ibadet të madhërishëm (namaz i përbashkët) dhe në ibadetet tjera është shkak i udhëzimit të All-llahut [subhanehu ve teala], dashurisë, faljes së mëkateve dhe shkak për mbrojtjen nga zjarri dhe hyrje në Xhennet.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Thuaj: “Respektone All-llahun, respektone të Dërgu arin!” Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën . I Dërgu ari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.” (Nur: 54).
Dhe totë:
“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që falë shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran: 31).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“I gjithë ummeti im do të hyjë në Xhennet përveç atij që refuzon. Kush më nënshtrohet do të hyjë në Xhennet, kush nuk më nënshtrohet ai ka refuzuar”.
7- Një nga qëllimet më të madhërishme të Islamit
Në përgjithësi, bashkësia (xhemati) është principi më i madhërishëm Islam. Shumë tekste burimore nxisin në bashkim (xhemat) dhe përmatje me xhematin, sikur paralajmërojnë në përçarjen dhe largimin nga bashkësia e muslimanëve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Ndihma e All-llahut është me xhematin”,
Pastaj thotë:
“Bashkësia është mëshirë, ndërsa përçarja dënim”.
Kështu shumë ibadete tjera janë përcaktuar me xhemat me qëllim që ky princip të bëhet shprehi në shpirtërat e muslimanëve, siç është rasti me haxhxhin, agjërimin, namazin e xhumasë, namazet e dy bajramëve, teravitë etj.
8- Madhërimi dhe kryerja publike e parimeve të All-llahut [subhanehu ve teala]
Në namazin e përbashkët është ngritja e parimit madhështor Islam-parimit të namazit.
All-llahu [subhanehu ve teala] për ata që i madhërojnë parimet e Tij thotë:
“Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” (Haxhxh: 32).
9- Nga praktika e rrugës dhe udhëzimit të drejtë (Sunenul-Huda)
Namazi i përbashkët është njëra nga rrugët e udhëzimit me të cilën na ka mësuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse braktisja e tij është humbje dhe dyfytyrësi.
Abdullah ibën Mes’udi thotë:
“Kush gëzohet që nesër të takohet me All-llahun [subhanehu ve teala] si musliman, le të mbajë llogari për këto namaze në të cilat thirret. All-llahu [subhanehu ve teala] ia ka caktuar Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] udhëzimin dhe ligjet e tij, e ju, nesë do të faleshit në shtëpitë e juaja si ky i padëgjueshëm në shtëpinë e vet, do të braktisnit sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tuaj, e nëse do ta kishit braktisur sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ju do të humbeshit. Kush e plotëson abdestin mirë, e pastaj drejtohet kah ndonjëra nga xhamitë, All-llahu [subhanehu ve teala] për çdo hap të tij do t’i shkruan nga një sevap, e ngrit në një shkallë më lart e me atë hap ia fshinë nga një mëkat. Në kohën time nga ai (namazi i përbashkët) ka munguar vetëm dyfytyrëshi, dyfytyrësia e të cilit ka qenë e njohur në përgjithësi. Njeriu është futur mes dy vetave derisa nuk ndalet në saf (rresht)”.
Ndërsa në një rivajet (transmetim) tjetër qëndron: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka mësuar për udhëzimet e sunnetit, ndërsa njëra nga ato është namazi në xhaminë nga e cila thiret ezani”.
10- Më i vlefshëm se namazi individual
Namazi i përbashkët është më i vlefshëm nga ai që falet vetëm për njëzet e shtatë shkallë, e në disa transmetime qëndron se është më i vlefshëm për njëzet e pesë shkallë.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Namazi në xhemat ia kalon atij që falet vetëm për njëzet e pesë shkallë”.
Dijetarët i kanë pajtuar të dy rivajetet dhe i kanë shpjeguar shkaqet të cilat bien deri te shkallët (shpërblimet) e përmendura.
11- Tek All-llahu [subhanehu ve teala] namazi me xhemat është më i mirë se namazi i individit
Namazi i përbashkët, po bile edhe nëse ka pak njerëz, është më i mirë tek All-llahu [subhanehu ve teala] se sa namazi i individit edhe në qoftë se ka shumë njerëz (secili që falet veçmas). Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Namazi i dyve, në të cilin njëri e udhëheq tjetrin, tek All-llahu, është më i mirë se namazi i katër vetave të cilët falen vet. Namazi i katër vetave të cilin e udhëheq njëri, tek All-llahu është më i vlefshëm se namazi i tetë vetave të cilët falen vet, kurse namazi tetë vetave të cilën e udhëheq njëri, tek All-llahu është më i mirë se namazi i qindra vetave që falen vet”.
12- Mbrojtja nga shejtani (djalli)
Namazi i përbashkët, me ndihmën e All-llahut [subhanehu ve teala] e mbron muslimanin nga armiku i tij i gjithmonshën i cili nuk ndalet dhe s’pushon së ngacmuari. Pra namazi e pengon atë që ta mund njeriun.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Nuk ka tre veta në ndonjë fshat apo shkretirë të cilët formojnë xhemat për namaz e të mos sundojë me ta shejtani. Mbahu me xhematin (bashkësinë) se ujku e ha delen e ndarë nga kopeja”.
13- Largimi i përgjasimit me munafikët (dyfytyrëshat)
Namazi i përbashkët dhe përqëndrimi në të, e largon muslimanin nga përgjasimi me munafikët, për të cilët All-llahu [subhanehu ve teala] ka premtuar se do të jenë në vendet më të thella të Xhehennemit, All-llahu [subhanehu ve teala] na mbrojtë nga ai.
Cilësia më e njohur e tyre është mosprezentimi në namaz të përbashkët, e posaçërisht në namazin e jacisë dhe atë të sabahut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Për dyfytyrëshat (munafikët) nuk ka namaz më të rëndë se sabahu dhe jacia (në xhami), e po ta dinit se çfarë shpërblimi ka për ta, do ta falnit qoftë edhe duke shkuar zvarrë”.
Më parë theksuam fjalët e Abdullah ibën Mes’udit: “E në kohën time nga ai (namazi i përbashkët) ka munguar vetëm dyfytyrëshi, dyfytyrësia e të cilit ka qenë e njohur në përgjthësi”.
14- Një nga shkaqet e faljes së mëkateve
Namazi i përbashkët është njëri nga shkaqet e faljes së mëkateve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për këtë ka thënë:
“Kur imami të thotë: “gajril magdubi ‘alejhim ve led-dal-lin” (jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin e as në të atyre që e humbën veten!), thuani “Amin”! atij që do t’i përputhet amini me aminin e melekëve, do t’i falen mëkatet”.
Pastaj thotë:
“Kur imami thotë: “Semi’All-llahu limen hamideh” (All-llahu e dëgjoi atë i cili e lavdëron Atë), thoni: “All-llahumme rabbena lekel hamd” (O Zot ynë, ty të takon falënderimi). Atij që do t’i përputhet shprehja me shprehjen e melekëve do t’i falen mëkatet e mëparshme”. Po ashtu thotë:
“Kush merr abdest për namaz dhe atë e plotëson, e pastaj niset për ta kryer namazin e caktuar, me xhemat ose në xhami, All-llahu do t’ia falë mëkatet”.
15- Shkak që All-llahu [subhanehu ve teala] të krenohet
Nga cilësitë e Zotit tonë është edhe krenaria, e shkak për të mes tjerash është edhe namazi me xhemat.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“All-llahu krenohet me namazin në xhemat”.
Të parët tanë (selefi) pajtohen se All-llahu [subhanehu ve teala] është Krenar. Këtë jemi të obliguar ta pranojmë pa kurfarë shtrembërimi, mohimi e krahasimi. Ajo është cilësi e All-llahut [subhanehu ve teala].
16- Shpërblimi i madh për ecjen deri te xhemati
Namazi i përbashkët e nxitë muslimanin të shkon në xhami dhe në të shumtën e rasteve, ai ecë duke bërë kështu hapa të shumtë.
Në këtë është shpërblim i madh dhe i mirë, në të cilin e di vetëm All-llahu [subhanehu ve teala]. Janë theksuar edhe shumë hadithe të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të cilat flasin për vlerën e ardhjes në xhami dhe të ecjes deri aty.
Nga këto janë fjalët e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Kush merr abdest për namaz dhe atë e plotëson, pastaj shkon në xhami dhe e falë me njerëzit namazin e caktuar, ose në xhemat ose në xhami, All-llahu do t’ia falë mëkatet”.
Në të dy “Sahihet” janë shënuar:
“Shpërblimin më të madh për namaz e kanë ata që më së shumti kanë ecur. Ai i cili pret që namazin ta falë me imam e ka shpërblimin më të madh nga ai i cili e falë e pastaj fle (kotet)”, dhe tjetri:
“A doni t’ju tregoj se me ç’ka All-llahu i fshinë mëkatet dhe i ngrit shkallët (shpërblimet)? Me plotësimin e abdestit me kohë kur atë është më së rëndi të plotësohet (siç është ftohtësia e madhe etj.), shumë hapa deri te xhamia, pritja prej namazit e deri në namazin tjetër, e ajo është roje (ribat)”. Pastaj thotë:
“Kush shkon herët në xhami, dhe del vonë nga ajo, All-llahu për çdo dalje dhe kthim në të i përgatitë një vend në Xhennet”, e mëtej:
“Kush merr abdest në shtëpinë e vet dhe pastaj shkon në njërën nga xhamitë që ta kryejë farzin, çdo hap i tij e fshinë nga një mëkat, e tjetri e ngrit nga një shkallë”. Po ashtu në lidhje me këtë i tha edhe këto hadithe:
“Përgëzoi me dritë të plotë në Ditën e Gjykimit ata të cilët natën ecin deri te xhamia”.
“Kush shkon në xhami që të falë namaz, ajo është sikur Haxhxhi, e kush shkon të falë nafile, ajo është sikur Umreja-nafile”, dhe thotë:
“Tre persona janë nën mbrojtjen e All-llahut: Njeriu i cili është nisur në njërën nga xhamitë, njeriu i cili është nisur si luftëtarë në rrugë të All-llahut dhe njeriu që është nisur për në Haxhxh”.
Vërejtje e rëndësishme: Ky shpërblim i madh që e fiton ai i cili shkon në xhami duke ecur, nuk ka të bëjë vetëm me shkuarjen por edhe me kthimin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush shkon në xhami për shkak të faljes me xhemat, ç’do hap i tij fshinë mëkatet dhe i shkruhet shpërblim edhe gjatë shkuarjes edhe gjatë kthimit”.
Vërejtja e dytë: Përmendjen e vlerës së ecjes deri te namazi me xhemat e gjejmë në përmbledhjet e Imam Ahmedit, Ebu Davudit, Et-Tirmidhiut, Ibën Maxhes, Ibën Huzejmes dhe Ibën Hibbanit. Në sahihet edhe Hakimi thotë se hadithi është sahih (i vërtetë), ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush lahet dhe pastrohet në Ditën e Xhumasë (premten), shkon herët, shkon duke ecur e jo duke kalëruar, i afrohet imamit dhe dëgjon, e nuk luan, për çdo hap do të ketë shpërblim sikur të kishte kaluar tërë vitin në agjërim dhe namaz nafile (vullnetarë)”.
17- TUBIMI I MELEKËVE NË NAMAZIN E SABAHUT DHE TË IKINDISË DHE KËRKIMI I FALJES PËR ATA QË PREZENTOJNË NË TO
Melekët e ndershme tubohen në namazin e sabahut dhe të ikindisë dhe kërkojnë falje për atë që i falë këto namaze në xhemat. Në të dy sahihet transmetohet se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Mbi ju ndërrohen melekët e ditës dhe natës. Ata takohen në sabah dhe në ikindi, e pastaj ngriten ato që kanë ruajtur mbi ju dhe Zoti i tyre i pyet, edhe pse e di më mirë se ata: “Në ç’farë gjendje i latë robërit e Mi?”. Ata u përgjigjen: “I lamë duke u falur e i takuam duke u falur”. Në transmetimin që e shënon Ebu Huzejme qëndron: “I takuam duke u falur dhe i lamë duke u falur, e për këtë faljau në Ditën e Gjykimit”.
18- Namazi me xhemat është i barabartë me gjysmën ose me një natë të tërë të kaluar në ibadet (adhurim)
Jacia e falur në xhemat është e barabartë me gjysmën e natës së kaluar në ibadet, siç është sabahu me xhemat i barabartë me një natë të tërë të kaluar në ibadet.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush e falë jacinë me xhemat, sikur ta kishte kaluar gjysmën e natës në ibadet, ndërsa kush e falë sabahun me xhemat sikur ta kishte kaluar tërë natën në ibadet”.
19- Nën mbrojtjen e All-llahut [subhanehu ve teala]
Namazi i përbashkët është një nga shkaqet e mbrojtjes së robit të All-llahut [subhanehu ve teala].
All-llahu [subhanehu ve teala] e vë nën mbikqyrje dhe sigurinë e tij atë, vetëm për shkak të faljes së namazit të sabahut në xhemat. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush e falë namazin e sabahut me xhemat, ai është nën mbrojtjen e All-llahut”.
20- Në Ditën e Gjykimit nën hijen e All-llahut [subhanehu ve teala]
Namazi i përbashkët i muslimanit është një nga shkaqet lidhshmërisë së madhe dhe dashurisë së tij ndaj xhamisë në të cilën kryet falja e namazit. Ai, zemre e të cilit është e lidhur për xhamin, është njëri nga të shtatë të cilën në Ditën e Gjykimit do të jenë nën hije, ku nuk do të ketë hije përveç asaj të All-llahut [subhanehu ve teala]. Në të dy sahihet transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Shtatë persona All-llahu do t’i vë nën hijen e Tij, atë Ditë ku nuk do të ketë hije përveç të Atij: sunduesin e drejtë, një të ri të rritur me ibadet ndaj All-llahut dhe njeriun zemra e të cilit është e lidhur për xhamitë,…”
21- Ruajtja nga zjarri dhe munafikllëku (dyfytyrësia)
Nga dobitë e namazit me xhemat është edhe ajo se kush e kryen dyzet ditë namazin me xhemat duke mos e lëshuar tekbirin fillestar, All-llahu [subhanehu ve teala] i garanton dy gjëra: ruajtje nga zjarri dhe ruajtje nga munafikllëku (dyfytyrësia). All-llahu [subhanehu ve teala] na ruajtë edhe neve dhe miqtë tanë dhe na largoftë nga dënimi i Tij.
Transmetohet nga Enesi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush në emër të All-llahut dyzet ditë falet me xhemat duke mos e lëshuar tekbirin fillestar, i garantohen dy gjëra: mbrojtje nga zjarri dhe mbrojtje nga dyfytyrësia”.
22- Bekimi i All-llahut [subhanehu ve teala] dhe i melekëve të Tij mbi ata që falen me xhemat
Nga dobitë e namazit të përbashkët është edhe qëndrimi në saff, për shkak të kryerjes së namazit, që është njëri nga shkaqet që All-llahu [subhanehu ve teala] dhe melekët e Tij të qojnë salavate mbi ata që falen, e posaqërisht mbi ata që janë në safet e para.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“All-llahu dhe melekët e Tij dërgojnë salavate (bekim) në safet e para”, e në një transmetim tjetër: “në safin e parë”. Për transmetimin “në safet e para”, dijetarët thonë se dërgimi i salavateve (bekimit) d.t.th. kërkim falje për ato që qëndrojnë në to.
23- Shtëpia në Xhennet
Namazi bën që besimtari të mbajë llogari për drejtimin e safëve, siç ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili ka nxitur që të ngjitet safi dhe të plotësohet zbrazëtira. Në këtë ka shpërblim të madh tek All-llahu [subhanehu ve teala]. Transmetohet nga Aishja [radijallahu anha] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“All-llahu dhe melekët e Tij i bekojnë ata që i plotësojnë safet”.
Po ashtu ka thënë:
“Kush e plotëson zbrazëtirën në saff, All-llahu për këtë do t’a ngrit një shkallë dhe do t’i ndërton një shtëpi në Xhennet”.
24- Shpërblimi për namazin edhe në qoftë se nuk ke mundur ta arrishë
Dobia e namazit në xhemat është ajo që ai që vjen (në xhemat) për të falë, ka shpërblim sikur ai ta ketë falë me xhemat, edhe në qoftë se njerëzit (xhemati) e kanë kryer namazin. Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe En-Nesaiu transmetojnë hadithin nga Ebu Hurejra, i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush merr abdest dhe e plotëson atë, e pastaj shkon dhe sheh se njerëzit veç më e kanë kryer faljen, All-llahu do t’i jep shpërblim si të atyre të cilët janë falë me xhemat, kurse atyre nuk u pakohet asgjë nga shpërblimi”.
25- Plotësueshmëria e namazit
Namazi i përbashkët është një nga themelet e plotësimit dhe kompletimit të namazit, si edhe për ruajtjen dhe sigurimin nga harresa. Me këtë rritet shkalla e pranueshmërisë së namazit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Imami është garancë, ndërsa muezini siguresë. O Zot udhëzoi imamët dhe fali muezinët”.
Dijetarët thonë: Imami është i obliguar që namazi të kryet i plotë. Them: “Përkundër atij që falet, i cili shpesh gabon ose harron, për çka nuk përgjigjet askush dhe askush nuk garanton për të”.
26- Vepra më e mirë
Nga dobitë e namazit të përbashkët është edhe ajo se ndihmon në kryerjen e namazit në fillimin e kohës së tij, ose më së paku të kryhet në kohë, që është vepra më e mirë tek All-llahu [subhanehu ve teala]. Ebu Davudi dhe Tirmidhiu transmetojnë nga Ummu Ferve [radijallahu anha] se ka thënë:
“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është pyetur: Cila vepër është më e mira? Ai ka thënë: “Namazi i falur në fillim të kohës së tij”, ndërsa në rivajetin e Muslimit qëndron:
“Veprat më të mira janë: namazi në kohën e tij dhe bëmirësia ndaj prindërve”.
27- Shpëtim nga fatkeqësia
Nga vlera e namazit të besimtarit është edhe ajo se ai e ruan besimtarin nga mosndërgjegjja ndaj namazit, harresës ose shtyrjes së namazit dhe falja e tij në kohë tjetër. Shumë njerëz që e kanë lënë namazin, në fillim kanë lënë faljen e namazit në xhemat. Për këtë, nga mëshira e All-llahut [subhanehu ve teala] ndaj ne, na është përcaktuar namazi në xhemat. All-llahu [subhanehu ve teala] u është kërcënuar atyre që nuk mbajnë llogari për namazin e tyre dhe e shtyejnë kohën e faljes së tij deri para kalimit të kohës së atij namazi.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Pra shkatërim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” (Maunë: 4-5)
28- Shpëtimi nga pakujdesia
Nga dobia e namazit të përbashkët është edhe ajo se në të gjendet shpëtimi nga vulosja (mbyllja) e zemrës, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka bërë dua për ata që e lënë. Në namazin e përbashkët është edhe shpëtimi nga pakujdesia.
Ibën Maxheh transmeton nga Ibën Abassi dhe Ibën Omeri [radijallahu anhu] se e kanë dëgjuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:
“Ose njerëzit do t’i përmbahen xhematit ose All-llahu do t’i vulos (mbyllë) zemrat e tyre e do të bëhen të pakujdeshëm”.
29- Dua e cila nuk refuzohet
Në jetë kemi shumë kohë në të cilat duaja është e pranuar, po madje ka edhe kohë në të cilat duaja nuk refuzohet. Këto kohë janë raste të arta, siç është koha ndërmjet ezanit dhe ikametit. Baza më e madhe për shfrytëzimin e këtij momenti të vlefshëm është namazi i përbashkët, sepse besimtari në të shumtën e rasteve, vjen në xhami para ikametit, bën dua dhe e përmend All-llahun [subhanehu ve teala], që nuk është rast me atë që falet vet, i cili nuk i kushton rëndësi kësaj. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Duaja ndërmjet ezanit dhe ikametit nuk refuzohet (nuk kthehet prapë)”.
30- Afërsia, dashuria dhe barabarësia
Një nga mësimet më të madhërishme të Islamit është edhe afërsia e besimtarëve, ruajtja e dashurisë dhe vendosja e barabarësisë ndërmjet tyre. Në namazin e përbashkët kjo realizohet, kur falësit qëndrojnë afër dhe të barabartë në safin e njëjtë duke mos u dalluar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar dhe nxituar në drejtimin dhe plotësimin e safeve duke shpjeguar se ajo është shkak për bashkimin e zemrave të besimtarëve.
Në hadith qëndron:
“Mos u përçani e t’u përçahen zemrat”.
31- Ruajtja e sunnetit dhe dhikrit
Nga dobia e namazit të përbashkët është se ai ndihmon në ruajtjen e sunnetit, nafiles dhe dhikrit pas namazit.
Kjo qartë shihet në xhami që nuk është rast me atë që falet vet, te i cili shpesh ndodhë që t’i lërë këto ibadete të cilat kanë vlerë të madhe dhe sjellin shpërblime të panumërta.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush i falë dymbëdhjetë rekate gjatë ditës do t’i ndërtohet një shtëpi në Xhennet: katër rekate para farzit të drekës dhe dy pastaj tij, dy rekate pas namazit të akshamit, dy pas farzit të jacisë dhe dy para farzit të sabahut.”
32- Njohja e parimeve të namazit
Nga dobitë e tij është edhe rasti që të mësohet namazi dhe parimet e tij edhe atë gjatë përcjelljes së njerëzve ndërmjet veti duke u falur, me dëgjimin e ligjeratave në xhami ose me leximin e librave që gjenden në xhami. Po ashtu namazi i përbashkët është rast i volitshëm që të mësohet leximi i drejtë i Kur’anit dhe texhvidit (regullat e leximit të Kur’anit) gjatë dëgjimit të imamit. Ai që falet vet këtë nuk mund ta realizojë, por madje edhe bën gabime të cilat ia prishin namazin, e ai për këtë nuk është i vetëdijshëm.
33- Adaptimi në disciplinë dhe kontrollë
Nga dobitë e namazit të përbashkët është edhe mësimi i disciplinës edhe atë gjatë pasimit të imamit, në lëvizjet e tij në namaz dhe mos dalja para tij apo ngecja pas tij. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë e ka vërtetuar me fjalët:
“Imami është vendosur për t’u pasuar, andaj mos bën në kundërshtim me të. Kur të bën ai tekbirin e parë, bëni edhe ju, kur të shkon ai në ruku, shkoni edhe ju, kur të thotë ai “Semi All-llahu limen hamideh” (All-llahu e dëgjoi atë që e lavdëron), ju thuani: “Rabena lekel hamd” (O Zot i ynë, ty të takon falënderimi), kur të shkon ai në sexhde, shkoni edhe ju, e nëse ai falet ulur faluni edhe ju ulur”.
34- Shfaqja e fuqisë së muslimanëve dhe zemërimi i kafirave dhe dyfytyrëshave
Në namazin të përbashkët është edhe shfaqja e fuqisë së muslimanëve nëpërmjet mbledhjes së tyre gjatë ditës dhe natës dhe shumësia e tyre dhe zemërimi i armiqëve të tyre kafira dhe munafikë. Shejh Abdurrahman Es-Sadi (All-llahu [subhanehu ve teala] e mëshiroftë) thotë: “Në frytet e veprave që njeriu i bën në emër të All-llahut [subhanehu ve teala] ka shpërblim të madh”.
35- Zbukurimi i pamjes dhe sjelljes
Nga dobia e namazit të përbashkët është ajo se muslimani në të shumtën e rasteve mba llogari për pamjen dhe sjelljen e tij, pastërtinë e rrobëve dhe miskun (erën), për shkak të takimit me vëllezërit e tij ditën dhe natën. Kjo nuk është tek ai që falet vet, i cili në të shumtën e rasteve nuk mba llogari për këtë, me çka punon në kundërs error ‘ASP 0113’
Script timed out
/tema/tema.asp
The maximum amount of time for a script to execute was exceeded. You can change this limit by specifying a new value for the property Server.ScriptTimeOut or by changing the value in the IIS administration tools.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit