0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Dyshohet për vrasjen e komandantit të Hakanit

Më të lexuarat

Raportet thonë se komandanti i rrjetit militant të Hakanit, Badrudin Hakani, mund të jetë vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara në Pakistan.

Të afërmit e tij i kanë thënë BBC-së se Badrudin Hakani ka vdekur të martën e kaluar në Vaziristanin Verior.

Megjithatë, një zëdhënës i talibanëve, Ihsanullah Ihsan, duke folur për Radio Mashalin, ka mohuar vdekjen e tij.

Vdekja nuk është konfirmuar as nga Shtetet e Bashkuara, as nga Pakistani.

Në një tjetër zhvillim, sulmet e NATO-s kanë vrarë një komandant rajonal të talibanëve pakistanezë brenda Afganistanit.

Mullah Dadullah është vrarë së bashku me dhjetëra kryengritës të tjerë në provincën Kunar./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit