3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

DYSHOHET PËR VARREZË MASIVE NË KRUSHË TË MADHE

Më të lexuarat

Në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, të mërkurën janë gjetur eshtra njerëzish. Lajmin e ka bërë sot të ditur Kadri Dellova, kryetar për hulumtimin e krimeve serbe të luftës në Krushë të Madhe.

Në shtëpinë e djegur të Murat Krasniqit, sipas Dellovws, gjatë rrënimit të saj, eskavatoristi Milit H.Duraku ka hasur në disa eshtra të mbetura, që supozohet të jenë të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Stacionit Policor në Rahovec, transmeton Koha.net.

Sipas disa dëshmitarëve, këto eshtra mund te jenë të djemve të këtij fshati, të vrarë më 26 mars të vitit 1999 nga paramilitarët serbë.

Dellova ka thënë se në po të njëjtin vend pas luftës ekipi i patologëve nga Tribunali i Hagës ka gjetur disa varreza masive.

“Neve në Krushë po na habit fakti se edhe pse janë lajmëruar Policia e Kosovës dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore deri tani nuk ka ardhur askush për të bërë hapjen, zhvarrimin dhe kërkimin e eshtrave të tjerë, e as të bëjë ekzaminimin”, ka thënë Dellova.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit