0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Dyshohet për një varrezë masive në Mitrovicë

Më të lexuarat

Eshtra njerëzish janë gjetur të shtunën gjatë punimeve në ndërtimin e një objekti para hyrjes së spitalit të ri në Mitrovicë, me ç’rast dyshohet për varrezë masive në këtë vend.

Bajram Çerkini, kryetar i OJQ-së ‘Zëri i prindërve’ u shpreh të jetë i bindur se bëhet fjalë për një varr të freskët, meqë aty vërehet qartë gëlqerja, pastaj shtrati, mbulesat (çebet!!)etj.

“Kjo është një gropë në të cilën ndodhen eshtra të më shumë se një trupi, andaj s’ka dyshim se bëhet fjalë për varrezë masive”, ka thënë për Kosovapress Çerkini.

Sipas tij, në bazë të fqinjëve që jetojnë këtu afër, në këtë vend prej viteve të 90-ta ka pasur gjithmonë pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe, andaj dyshohet për një ekzekutim të njerëzve të pafajshëm gjatë luftës së fundit nga ana e tyre.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, tha për Kosovapress se bëhet fjalë për eshtra njerëzish të cilat nuk dihet kujt i përkasin dhe të cilës kohë janë.

“Policia e Kosovёs ka dalё nё vendngjarje duke siguruar lokacionin, ndërkohë që priten ekspertë të mjekësisë ligjore nga Prishtina”, theksoi Hoti.

Ndryshe, vendi ku janë gjetur eshtrat ndodhet krejt afër objektit, i cili më herët ka qenë kazermë e ish-armatës jugosllave./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit