Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë ka dyshime për diploma të falsifikuara në Kosovë.
Për herë të parë Ramë Buja, ministër i Arsimit, pranon faktin që në institucionet e Kosovës ka shtetas të Kosovës me diploma të panostrifkuara, shkruan sot gazeta “Tribuna”.
Një pjesë e tyre janë ata që kanë mbaruar studime në mënyrë dhe procedura të dyshimta.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) do të hetojë edhe diplomat e atyre që kanë studiuar në Fakultetin e pjesës veriore të Mitrovicës, që tash e 14 vjet është jashtë kompetencave të sistemit arsimor të Kosovës.
Ndërkaq, bënë të ditur se brenda kësaj jave do të themelojnë një komision, i cili do të verifikojë vlefshmërinë e këtyre diplomave, pasi sipas tij, MASHT dyshon se këta persona, për disa muaj i kanë marrë këto diploma.
Ky komision do të përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Arsimit si dhe nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane. (INA)/kohaislame