Nëse je simpatizues i Adobe Plash Player për Android dhe nuk e ke shkarkuar akoma, koha mbaroi.
Në 15 gusht, Adobe hoqi plugins-at e saj nga Google Play si një shkarkim i disponueshëm, dhe vetëm ato pajisje që e kanë Flash Player të instaluar do të shohin përditësimet në të ardhmen.
Lëvizja u bë për shkak që të shmangen konfliktet në përputhshmëri me Google Jelly Bean (Android 4.1).
“Pajisjet që nuk e kanë Flash Player të siguruar nga prodhuesit do të thotë se janë të pacertifikuara, pra, edhe se prodhuesi i tyre nuk i ka përmbushur kërkesat e testimit të certifikimit.
Përdoruesit e pajisjeve të pacertifikuara kanë patur mundësi ta shkarkojnë Flash Player-in nga Google Play Store dhe në shumë raste ajo ka funksionuar. Megjithatë, me Android 4.1 kjo nuk do të jetë më e mundur pasi ne nuk kemi vazhduar më me zhvillimin dhe testimin e Flash Player për këtë version të ri të Android dhe opsioneve të shfletuesit e tij.
Nuk do të ketë implementime të certifikuara të Flash Player për Android 4.1,” – deklaron Android në një postim në blog.
Adobe po ngadalëson përpjekjet e veta për të mbështetur platformën Flash në aparatet celulare, duke u fokusuar në Adobe AIR dhe duke lënë pas dore HTML5.
Pra që nga dita e mërkurë, mundësia për të instaluar Flash Player në Android nuk ekziston më.kohaislame