0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dy vëllezër afrikanë zhduken me BTC në vlerë 3.6 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Dy vëllezër nga Afrika e Jugut kohët e fundit u zhdukën duke marrë me vete Bitcoin në vlerë prej 3.6 miliardë dollarësh në atë që potencialisht mund të jetë vjedhja më e madhe e kriptovalutave në histori.

Mediat lokale, përfshirë Independent Online dhe ITWeb, ishin të parët që raportuan për rastin.

Në vitin 2019, Ameer Cajee dhe vëllai i tij i vogël, Raees Cajee, themeluan aplikacionin për investime në kripto “Africrypt”.

Jo shumë kohë më vonë, vëllezërit, së bashku me 69.000 Bitcoin me vlerë afërsisht 4 miliardë dollarë në kulmin e tyre në prill, nuk gjenden askund.

Gjithçka filloi në prill kur Ameer, i cili është zyrtari kryesor operativ i kompanisë, informoi klientët e tyre se Africrypt ishte hakuar, duke kompromentuar llogaritë dhe nyjet e tyre.

Në një hap të pazakontë, 20-vjeçari Ameer u tha atyre që të mos raportonin incidentin tek autoritetet pasi kjo do të pengonte përpjekjet për të rimarrë fondet.

Disa klientë që dyshuan, megjithatë, raportuan sulmin. Ata kontaktuan avokatët e Hanekom, sipas Independent Online, të cilët më pas u përpoqën për të gjetur vëllezërit. Kur nuk pati sukses, Hawks, një njësi policie në Afrikën e Jugut që synon krimin dhe korrupsionin, mori rastin në dorë.

FNB, e cila e kishte klient Africryptin, gjithashtu është marrë në pyetje në lidhje me episodin. Banka lokale mohoi çdo përfshirje.

Ndërsa vëllezërit mbeten të zhdukur, autoritetet kanë hasur në vështirësi dhe bllokim mes vete. Autoriteti i Sjelljes së Sektorit të Financave të Afrikës së Jugut, rregullatori i institucioneve financiare të vendit, ka thënë se çështjet e lidhura me kriptovalutat nuk bien nën juridiksionin e saj.

Krimet që përfshijnë kripton janë në rritje shqetësimi për rregullatorët dhe kompanitë.

Kohët e fundit, Banka për Zgjidhjen Ndërkombëtare kritikoi pasurinë digjitale për rolin e saj në aktivitetet e paligjshme.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Janet Yellen, ndërkohë, ka qenë gjithashtu një kritik i zëshëm i kriptovalutave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit