Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Lugë të komunës Berzhitë, në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë zënë poshtë nga një masiv dheu.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se dy viktimat, Kujtim Cakrri 45 vjeç dhe Islam Lika 50 vjeç, po punonin për hapjen e një kanali të thellë, kur një masiv dheu është shkëputur duke i zënë poshtë, njofton BW.
Forca të shumta të policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.kohaislame