2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Dy të akuzuarit e rastit “Monstra” para gjyqit në Prishtinë

Më të lexuarat

Autoritetet e drejtësisë në Shkup janë informuar dje për nisjen e një procesi gjyqësor në Prishtinë kundër dy shtetasve të Maqedonisë, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, që janë të akuzuarit kryesorë për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit në prill të 2012 në rastin e njohur si “Monstra”.

Drejtësia e Maqedonisë gati se katër muaj po kërkon ekstradimin e dy të akuzuarve, të cilët u arrestuan pesë muaj më parë në Prishtinë, pas një fletarresti ndërkombëtar. Por, pas bastisjes së shtëpisë ku ishin strehuar, u gjetën sasi të konsiderueshme armësh, për të cilat ata dje kanë dalë para trupit gjykues në Gjykatën e Prishtinës.
Por, sipas procedurave ligjore, në rast se gjykata kosovare miraton një vendim dënimi për ta, do të mund të përshpejtohet procesi i esktradimit të tyre në Maqedoni, raporton ina. Në Gjykatën Penale të Shkupit po vazhdon me disa ndërprerje procesi i gjykimit të të akuzuarve për rastin e vrasjes së pesëfishtë, ku në bankën e të akuzuarve janë edhe katër të tjerë, që akuzohen si autorë dhe bashkëpjesëmarrës në rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc, ku humbën jetën katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar, gjithashtu i komunitetit maqedonas.
Nga Gjykata Penale në Shkup kanë theksuar se ekstradimi do të vijoj me probleme, pasi që dy të akuzuarit do të shfrytëzojnë periudhën e dorëzimit të ankesave në instancat e tjera gjyqësore të Kosovës dhe në këtë mënyrë deri në përfundimin e tyre nuk do të mund të ndodhë ekstradimi. Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti deklaroi dje se procedura e ekstradimit po vazhdon dhe se nuk mund të thuhet një datë për realizimin e ekstradimit./ina/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit