3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Dy studente marrin notën “Pesëmbëdhjetë” në UP

Më të lexuarat

Dy studente të vitit të dytë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, janë “shpërblyer” për talentin e tyre me notë “Pesëmbëdhjetë” në lëndën pikturë. Profesori i pikturës, Agron Bytyçi, ka vendosur që t’i inkurajojë studentet duke u lënë notën 15, në afatin e qershorit, ngase ato i vlerëson si “talente të rralla”. Për fotografinë e indeksit të njërës prej studenteve që po qarkullon nëpër rrjetin social “Facebook”, ku shihet nota 15 dhe firma e profesorit Bytyçi, ky i fundit ka thënë se nuk ka njohuri që është publikuar, mirëpo për t’i vlerësuar me këtë notë ai ka thënë se e ka vendosur vetë. “E di që është jashtë rregullores të vendoset një notë e tillë, mirëpo unë kam dashur që t’i inkurajojë studentet të cilat janë piktore të suksesshme dhe punëtore të mëdha. Kam dashur që ato ta kenë kujtim një notë të tillë për punën e madhe që kanë bërë dhe talentin e tyre”, ka thënë Bytyçi.

Profesori Bytyçi, këtë hap e ka ndërmarrë për herë të parë, dhe ka thënë se studentet vetëm në indeks e kanë të vendosur notën 15 “ngase indeksi i mbetet studentit”, mirëpo në fletëparaqitje dhe evidenca të tjera figuron nota 10, notë kjo maksimale për vlerësim që u vendoset studentëve sipas Rregullores së UP-së.

Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit