Dy mënyra si ta pastroni (sterilizoni) ujin..
Pas reshjeve më se të nevojshme të dy javëve të fundit në vendin tonë, çdo e mirë e ka një e besa kësaj radhe disa të këqija. Përveç dëmtimit të pronave të qytetarëve , tokave bujqësore e infrastrukturës anë e mbanë vendit tonë, një problem tjetër është më se evident ditëve të fundit- Sa i pastër është uji që po e konsumojnë qytetarët e zonave të ndryshme në Kosovë.
Edhe pse Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës doli me deklaratën se ky ujë është i pijshëm disa nga ne ende mund të shqetësohemi dhe të hezitojmë të pimë këtë ujë dhe kemi gjetur mënyra të ndryshme si të ballafaqohemi më këtë çështje. Mënyra më e shpeshtë por jo edhe më e lira është blerja e ujit, Me shpresë se këtë gjë nuk do të duhet ta bëjmë edhe për shumë gjatë më poshtë gjeni dy mënyra të tjera si mund ta sterilizoni ujin dhe ta konsumoni atë pa merak.
1. Vlojeni atë
Vlimi është mënyra më e rekomanduar për pastrimin e ujit nga ndotësit e ndryshëm . E tëra që u nevojitet për këtë është një enë e madhe për zierje, stufa, kripa(opsionale) dhe një enë tjetër për të ruajtur ujin. Vlojeni ujin për disa minuta në temperaturën më të lartë (varësisht prej sasisë së ujit vendosur do të ndryshojë edhe koha e nevojshme për ujin që të valojë dhe pasi që uji fillon të bëj flluska hiqeni dhe lëreni të ftohet. Më pas mund ta konservoni atë në enën e dëshiruar.
2. Sterilizojeni me tableta
Përdorimi i tabletave të jodit apo klorit është metodë tjetër e cila është mjaft efektive për pastrimin e ujit nga ndotësit. Për të bërë këtë do t’u nevojiten tableta të klorit apo jodit të cilat mund t’i blini në barnatore (e që kanë çmim të volitshëm) dhe varësisht nga udhëzimet brenda paketimit hidhni ato në sasinë e caktuar të ujit dhe lini të rrijë për 30 minuta. Edhe pse uji i pastruar me tableta të jodit mund të ketë një shije karakteristike prapë është opsion më i mirë se sa pirja e ujit të pa pastër.