1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dy javë pas masakrës, hapet shkolla në Florida

Më të lexuarat

Shkolla e mesme në Florida ku mbetën të vrarë 17 persona nga një ish-student i asaj shkolle, është rihapur sot.

Nxënësit dhe mësuesit të cilët i mbijetuan sulmit janë përgatitur për një kthim emocional në Shkollën e Lartë Marjory Stoneman Douglas në periferi të parkut të Fort Lauderdale.

Rojet e armatosur i kanë qëndruar pranë studentëve dhe mësuesve për t’i ndihmuar ata që të kthehen në shkollë.

Masakra që ndodhi para dy javësh, vrasja e dytë më vdekjeprurëse në një shkollë publike në historinë e SHBA, ka ndezur një debat kombëtar për të drejtat e armëve dhe nxiti të rinjtë nga Shkolla e Mesme Marjory Stoneman Douglas dhe nëpër Shtetet e Bashkuara të kërkojnë veprim për kontrolle më të rrepta të armëve të zjarrit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit