-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dy avionë rusë në Japoni, mobilizohet Tokio

Më të lexuarat

Dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore japoneze duke detyruar Tokion të mobilizojë avionët e saj.

Bombarduesit rusë u diktuan në afërsi të ishullit verior të Hokaidos. Incidenti ndodhi shumë shpejt pasi kryeministrit japonez Shinzo Abe deklaroi se po kërkonte një zgjidhje të mosmarrëveshjeve territoriale me Rusinë mbi një arkipelag ishujsh në Paqësor.

Ushtria ruse mohoi të bëhet fjalë për inkursion, e këmbëngul se avionët thjesht ishin duke kryer fluturime rutine pranë ishujve të pretenduar nga të dyja palët. Katër ishujt në fjale, që Moska i quan Kurilet e Jugut, ndërsa Japonia i njeh si territoret veriore, janë subjekt i një sherri 60-vjeçar.

Pikërisht grindjet për këto territore janë shkaku që dy vendet nuk e kanë firmosur akoma traktatin e paqes për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Në muajin dhjetor, Abe dhe Putin pranuan të rifillojnë bisedimet për firmosjen e traktatit./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit