2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Duterte: Anëtarësimi i Turqisë dhe Mongolisë në ASEAN është pozitiv

Më të lexuarat

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte tha se e shesh me pozitivitet pjesëmarrjen e Turqisë dhe të Mongolisë në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN)

ANKARA (AA) – Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte deklaroi se e shesh si pozitive pjesëmarrjen e Turqisë dhe të Mongolisë në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të kanalit ABS-CBN, Duterte në kthim të Forumit “Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar” që u mbajt në kryeqytetin kinez, Pekin, në aeroportin Davao foli për gazetarë.

Duke bërë të ditur se në Pekin është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe me kryeministrin e Mongolisë, Jargaltulgiin Erdenebat, Duterte tha se gjatë këtyre takimeve krerët e këtyre shteteve kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e ASEAN-it

“Ata kërkuan përkrahje nga unë, si president i ASEAN-it, për pjesëmarrjen në këtë organizatë, dhe unë i thashë ‘Pse jo’”, tha Duterte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit