Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e të premtes në qytetin e Durrësit, ku një grua bashkë me vajzën e saj 6-vjecare ranë nga kati i katërt i një pallati.
Pas rrëzimit, i cili ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, gruaja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa vajza e saj 6-vjeçare po merr ndihmën e mjekëve dhe është jashtë rrezikut.
Sipas dëshmive të marra deri më tani, fillimisht nga lartësiae pallatit ne lagjen “Adem Reka”, ka rënë vajza dhe më pas është hedhur edhe e ëma.
Sipas policisë së Durrësit 31 vjeçarja Elona Dhaskali Qirici ishte e divorcuar dhe vuante nga çrregullime psikike për të cilat edhe ishte kuruar.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë dhe nëse vajza e vogël është hedhur vetë apo ka rënë në mënyrë aksidentale nga ballkoni, por dihet se nëna e saj e ka ndërmarrë në mënyrë të vullnetshme aktin e rëndë, pasi ka parë të bijën të bjerë nga lartësia. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë./