0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Durimi në sprovën e mospasjes së pasardhësve

Më të lexuarat

Durimi në sprovën e mospasjes së pasardhësve

Shejh Ibn Uthejmin
Fetava Menari-s-sebil, 3/625

Pyetje: Çka të bëjë njeriu, pasi Allahu i madhëruar nuk e ka furnizuar me pasardhës? Mospasja e fëmijës tek ai po ndikon shumë dhe po has në shumë vështirësi në mjedisin ku ai jeton. Në atë bashkësi që ky jeton, mospasjen e fëmijës e konsiderojnë si të metë. Më tregoni diçka rreth kësaj, Allahu ua shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Mos u brengos, vëllai im, për atë që nuk të ka furnizuar Allahu me fëmijë. Allahu i madhëruar thotë në Librin e Tij:

“I Allahut është pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë. Disave u dhuron të dyja gjinitë: djem e vajza; e, kë të dojë e lë pa fëmijë. Vërtet, Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm.” [esh-Shura, 49-50]

Allahu i madhëruar është i Gjithëdijshëm dhe i fuqishëm! Ai krijon çfarë të dëshirojë! U përcakton robërve të vet atë që dëshiron! Në ajetin e lartpërmendur, Allahu i madhëruar flet në lidhje me katër lloje njerëzish, kur janë në pyetje pasardhësit e tyre:

– Atyre që Allahu i madhëruar u ka dhuruar vetëm fëmijë femra,
– Atyre që Allahu i madhëruar u ka dhuruar vetëm fëmijë meshkuj,
– Atyre që Allahu i madhëruar u ka dhuruar meshkuj dhe femra,
– Atyre që Allahu i madhëruar ka përcaktuar që të mos kenë pasardhës.

E gjitha kjo kthehet në diturinë, urtësinë dhe fuqinë e Tij. Ndoshta ndryshohet gjendja jote dhe Allahu i madhëruar të furnizon me pasardhës. Ti mos u brengos, përderisa bashkëshortja juaj nuk kërkon asgjë nga ju, dhe Allahu e shpërbleftë me të gjitha të mirat për durimin e saj me ty.

Lus Allahun, të Gjithëdijshmin, të na furnizojë me udhëzimin dhe shpërblimin e Tij. Ai është i cili dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të robërve të Vet.

Përktheu: Ebu Unejs

Mburoja.Net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit