11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Durimi dhe falënderimi janë pjesë e besimit

Më të lexuarat

Ebu Kilabe, njeriu i cili sheh dhe dëgjon dobët, ndërsa krahas kësaj është i paralizuar. Nuk mund t’i lëviz as duart as këmbët. Nga familja kishte vetëm një djalë i cili e ushqente dhe rregullonte. Ky rob i Allahut shpesh thoshte: “Falënderimi i qoftë Allahut i cili më dalloi nga shumë krijesa të tjera.”

E dëgjoi këtë lajm dijetari i njohur Evzaiu dhe dëshiroi ta njoftoj këtë rob të çuditshëm dhe falënderues. Kur erdhi e vërejti gjendjen e tij të mjerë dhe e pyeti: “Përse je kaq falënderues?”, e ky iu përgjigj: “E falënderoj për shkak të gjuhës me të cilën mund ta kujtoj dhe falënderoj Krijuesin tim.” Çudi!

Në fund të bisedës Ebu Kilabe i bëri një lutje Evzaiut: “Qe tre ditë nuk është kthyer në shtëpi djali im i cili më shërben, kam frikë të mos i ketë ndodhur diçka. Tre ditë nuk kam ngrënë dhe pirë asgjë, ndërsa falem kështu si mundem, ndaj a ke mundësi ta kërkosh?”. Evzaiu i tha që do ta kërkoj.

Evzaiu mendon në vete, ky nuk brengoset për vete, ndërsa tre ditë nuk ka ngrënë asgjë, por është merakosur për gjendjen e birit.
Evzaiu doli ta kërkoj dhe shpejtë e gjeti, por atë e kishin shqyer kafshët e egra. Tani doli problemi, si ti thotë babait për birin e tij të vetëm.

U kthye tek babai i djaloshit dhe i tha: “Ti e di gjendjen e Ejjubit alejhis-selam, çfarë i ndodhi dhe se si bëri durim Ejjubi alejhis-selam.” Ebu Kilabe iu përgjigj: “Nuk jam më i mirë se ai, ndërsa ai bëri durim dhe ishte falënderues.” Atëherë Evzaiu i tha: “Biri yt nuk është në mesin e të gjallëve, kafshët e egra e kanë copëtuar trupin e tij.” Ebu Kilabe iu përgjigj: “Falënderimi i takon Allahut për shkak se nga pasardhësit e mi nuk ka prej atyre që nuk i nënshtrohen Allahut të Madhëruar.”

Kur dëgjoi këto fjalë Evzaiu u alivanos. Kur erdhi në vete, Ebu Kilabe kishte ndërruar jetë.

Më vonë e kishte ëndërruar si shëtit nëpër Xhennet dhe lexon ajetin: “Selami qoftë mbi ju që jeni të durueshëm, shembull i mirë është ai.”
Lum ai. Të paktë janë të durueshmit dhe falënderuesit, imani përbëhet nga këta dy vepra; gjysma është në durim (sabër), e gjysma tjetër në falënderim (shukër).

Burimi: Putem-islama

Përktheu: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit