Mbrëmë në fshatin Lubin të komunës Saraj, një fëmijë trevjeçarë është përplasur nga makina që e ka drejtuar babai i tij. Sipas policisë, fëmija në gjendje të rëndë është dërguar për kurim në Klinikë.
“Më datë 28.08.2019 në ora 19, është denoncuar që në fshatin Lubin të Shkupit, I.V. 42 vjeç, deri sa është future brenda oborrit me veturë “Mazda” me targa të Shkupit, pa vërejtur ka përplasur djalin e tij trevjeçar. Fëmija është dërguar menjëherë në Klinikë për kurim me çrast mjekët kanë konstatuar plagë të rënda trupore”, njoftuan nga MPB.