0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Duke folur me fëmijët, pasuroni fjalorin e tyre

Më të lexuarat

Të flasësh drejtpërdrejt me fëmijët kur ata janë në fazat e hershme të mësimit të gjuhës, ndihmon ata që të kenë një fjalor më të mirë dhe për të kuptuar fjalët më shpejt.

Ky është një efekt që ai nuk e merr nëse prindërit e vendosin fëmijën përpara televizionit për të parë kukulla apo programe të ndryshme për fëmijë, thuhet në një studim të bërë në Universitetin e Stanfordit, botuar në revistën psikologjike “Science”.
Hulumtuesit studiuan 29 fëmijë 19-muajsh, të gjithë nga Amerika Latine, duke iu ofruar atyre me një regjistrues fiks për të kapur të gjithë tingujt që ishin ekspozuar në një ditë. Pas pesë muajsh janë ekzaminuar të gjithë fëmijët dhe ata me të cilët prindërit kishin biseduar, treguan gjithashtu fjalorin e madh dhe shpejtësinë më të madhe në përpunimin e fjalëve që u thuhen.
“Për të mësuar fjalët, ata kanë nevojë për të bashkëvepruar”, shpjegon Adriana Weisleder, autori kryesor i studimit./aonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit