Senatori amerikan Xhon Mek Kein deklaroi se raketat patriot duhet përdorur për të shkatërruar aviacionin sirian për t’u ardhur në ndihmë kështu opozitarëve.
Ky senator amerikan shprehu shqetësimin se perëndimi me mos ndërhyrjen në krizën siriane po bëhet shkak për forcimin e ideologjisë radikaliste. Sipas Mek Kein, përleshjet në Siri po formojnë një brez të ri që do të radikalizohen si pasojë e mosveprimit tonë të duhur.