2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Duhani vret vërtet

Më të lexuarat

Edhe pse në paketat e cigareve konsumatorët paralajmërohet për rrezikun që paraqet pirja e duhanit, duket se ata që e përdorin nuk i lexojnë. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon shifrat e vdekshmërisë qe kanë ardhur si pasojë e përdorimit të duhanit.

Duke iu referuar shifrave te vitit 2009, sipas INSTAT, në Shqipëri vdesin çdo vit rreth 14 880 persona dhe rreth 3000  persona kanë shkak kryesor duhanpirjen. Koordinatori i projekteve për duhanin në Institutin e Shëndetit Publik,  Roland Shuperka specifikon shifrat e vdekshmërisë për personat që kanë humbur jetën nga kanceri i shkaktuar për shkak të duhani dhe të atyre personave që kanë humbur jetën nga probleme kardio-vaskulare por si shkak kryesor kanë pasur sërish duhanpirjen.

Sipas studimeve të kryera në Shqipëri numërohen gjithsej 950 mijë duhan pirës, ku 680 mijë llogariten meshkuj dhe 220  mijë të tjerë janë femra. Vetëm në një vit shpenzohen rreth 550 milion dollarë nga shqiptaret për të blerë duhan. Një ligj i miratuar dy vjet më parë për të ndaluar përdorimin e duhanit në mjediset publike, si mënyre për të ndikuar në kufizimin e përdorimit të duhanit, dështoi se zbatuari./tch/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit