2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Dubai: ITU, kush do ta beje qeverisjen globale të internetit

Më të lexuarat

Debatet mbi qeverisjen globale të internetit pritet të dominojnë një konferencë 12 ditore të Unionit Ndëkrombëtar të Telekomunikacionit (ITU), duke filluar nga e hëna në Dubai.

Sekretari i Përgjithshëm i ITU-së, Hamadoun Toure tha se konferenca ka për qëllim që të ripërtërijë një traktat detyrues global të telekomunikacioneve.

Disa vende duan ta kufizojnë pushtetin e ICANN, kompanisë amerikane që koordinon aspektet teknike të internetit.

Ata pritet që ta shtyjnë ITU-në- Agjencinë e Kombeve të Bashkuara që koordinon sistemet telefonike të botët – që të marrë përsipër qeverisjen e internetit.

Këty hyjnë qeveritë që duan të tatimojnë transmetimin ndërkufitar të të dhënave, si dhe regjimet autoritare që duan më shumë kontroll mbi internetin.

Në anën tjetër të debatit gjenden Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, si dhe kompanitë si Google, që kundërshtojnë kufizime të reja në internet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit