Në fenë Hyjnore Islame, thërritja e ezanit, përbën një moment shumë të rëndësishëm për besimtarin dhe besimtaren musliman/e. Thërritja e ezanit lajmëron besimtarin/en se ka erdhur koha për të falur namazin.
Fjalët që duhet të themi janë:
Duhet përsëritur atë që e thotë muezini, përveç kur thotë: “”Hajje ales-“”saláh, hajje alel feláh duhet thënë
Lá havle, ve lá kuvvete il-lá bil-lah.
S’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e All-llahut të lartëmadhëruar.
Buhariu 1/152, Muslimi 1/288.
Gjithashtu duhet thënë: Ve ene esh-hedu en Lá Iláhe il-lAll-llahu vahdehú lá sheríke leh, ve enne Muhammeden abduhú ve resúluhú, redijtu bil-lahi Rabben ve bi Muhammedin resúlen, ve bil-Islámi dínen.
Edhe unë dëshmoj se nuk ka të Adhuruar tjetër përveç All-llahut Një dhe i pashoq dhe se Muhammedi salAll-llahu slejhi ue selem është rob dhe i Dërguar i All-llahut; jam i kënaqur me All-llahun për Zot, me Muhammedin për Pejgamber dhe me Islamin për fe). Këtë duhet thënë pasiqë të thotë muezini: “”Esh-hedu en lá Iláhe il-lAll-llah, Esh-hedu enne Muhammeden Resúlull-llah.
Muslimi 1/290.Ibën Huzejme 1/220
Pas përfundimit të tij prej përgjigjes së muezinit, besimtari/a musliman/e duhet të çojë salavat për profetin Muhammed [ Paqja, meshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të]
Muslimi 1/288.
Fjalët që duhet të themi pas mbarimit të ezanit!
All-lláhumme Rabbe hádhihi ed-da’vetit-támmeh ves-salátil-káimeh, áti Muhammedenil-vesílete vel-fadíleh, veb’ath-hu mekámen mahmúden el-ledhí ve’adteh, [inneke’lá tuhliful-míád].
O All-llahu im, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i namazit i cili do të falet, jepi Muhammedit ndërmjetësimin dhe nderi-min dhe ngrite atë në vendin e lavdishëm të cilin ia ke premtuar; Me të vërtet Ti nuk e then premtimin.
Buhariu 1/152.
Është e këshillueshme që ndërmjet ezanit dhe ikametit, besimtari dhe besimtaria muslimane të bëjnë sa më shumë lutje, për shkak sepse duaja në këtë kohë nuk rrefuzohet.
Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Ahmedi, “ Irvaul-Galil” 1/162