Gjatë hutbes së xhumasë përcolla apelin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë drejtuar xhematit për të marrë pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut që organizohej në qytetin tonë.
Pas namazit m’u afrua një djalosh dhe më tha:
– Ku bëhet dhurimi i gjakut?
– Te xhamia Isa Beg, i thashë.
– A mundem edhe unë të marr pjesë në aksion?
– Sa vjeç je, e pyeta.
– Njëmbëdhjetë, u përgjigj.
– Fëmijëve nuk u marrin gjak, i thashë.
– Por dua të kontriboj, ma ktheu me insistim.
– Atëherë, shko dhe tregoju atyre axhëve për dëshirën dhe gatishmërinë tënde. Edhe nëse nuk të lejojnë të japësh gjak, do të bëhesh shembull dhe Allahu do të të shpërblejë, i thashë.
– Dua të më shpërblejë Allahu por dua edhe TË JAP GJAK, TË SHPËTOJ JETË, insistoi vogëlushi.
Shkruar nga hoxhë Ekrem Avdiu.