Të hënën rreth orës 10 e 50 është dëgjuar një dridhje e fuqishme në Gjilan. Dridhjet e tokës janë dëgjuar në tërë qytetin.
Ndonëse nuk janë shënuar dëme apo viktima, banorët janë shqetësuar dhe shumë prej tyre edhe kanë dalur jashtë shtëpive dhe banesave, raporton rajonipress.
Ndryshe rajoni i Gjilanit është i njohur si vend sizmik dhe me ndjeshmëri të lartë të tërmeteve për shkak të hapësirave termale që ndodhen në pjesë të shumta të Anamoravës .