-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dresden i ndarë në protestat, një pjesë kundër Islamit, të tjerët “për qytetin e hapur”

Më të lexuarat

Lëvizja e Patriotëve Evropianë kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) mbrëmë në Dresden ka organizuar protestën e 12-të anti-islamike dhe anti-emigrante në të cilat sipas të dhënave zyrtare janë mbledhur mbi 25.000 protestues, raporton Anadolu Agency (AA). Protestat kanë filluar me një minutë heshtje për nder të viktimave në sulmet terroriste në Paris, ndërsa pas heshtjes së shkurtë në qendër të qytetit, protestuesit janë kthyer në Sheshin Skaterpart. “Për të ardhmen e fëmijëve tanë”, “Zgjohuni”, “Krishterët e Dresdenit përshëndesin PEGIDA-n” dhe mbishkrime të ngjashme ishin shkruar në parulla të cilat protestuesit i mbanin së bashku me flamujt gjerman, francez, norvegjez dhe suedez. Themeluesi i lëvizjes PEGIDA, Lutz Bachman ka lexuar kërkesat e lëvizjes dërguar qeverisë së Gjermanisë ku kërkohet rregullimi i politikës për emigrantet në mënyrë si është rregulluar në disa vende të Evropës perëndimore, për të dëbuar radikalet fetare dhe të ndalojnë hyrjen e tyre në vend. Organizatorët pohojnë se në tubimin e mbrëmshëm ishin të pranishëm mbi 40.000 njerëz. Përveç kësaj, në Dresden mbrëmë janë mbajtur protesta kundër lëvizjes PEGIDA, nën sloganin “Dresden i hapur për botën”, ndërsa në këtë tubim në Sheshin Palaisplatz janë mbledhur 8.500 njerëz. Policia ka ndërmarrë masa të larta sigurie duke mos lejuar protestuesit të vijnë në kontakt njëri me tjetrin. Lëvizja PEGIDA protestat e para anti-islamike i ka mbajtur më 27 tetor dhe atëherë janë mbledhur 500 njerëz. Që nga atëherë çdo të hëne në Dresden mbahen tubime të tilla, të cilët nga java në javë shënojnë rritje të pjesëmarrësve. Në të njëjtën kohë në mbarë Gjermaninë mbahen protesta kundër kësaj lëvizjeje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit