Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit nuk ka dështuar vetëm kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, por edhe shefi i partisë, Kadri Veseli.
Në udhëheqjen e këtij të fundit, PDK për herë të parë që nga paslufta nuk ka arritur të siguroj fitore në raundin e parë të zgjedhjeve në Drenas, shkruan ‘Zeri.info’.
Sipas rezultateve preliminare, kadidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, do të detyrohet të garoj edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit me Isa Xhamajlajn e ‘Nismës për Kosovën”.
Përndryshe, në raport me zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013, kandidati i PDK-së ka marrë rreth 19 për qind më pak vota.