2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe me shfletuesin Chrome

Më të lexuarat

Google Chrome është një shfletues rrjeti që mund të shkarkohet falas nga interneti për sisteme të ndryshme operative (Windows, Linux, Mac etj). Ky shfletues më së shumti po përdoret aktualisht në Shqipëri dhe Kosovë. Shkarkimin e këtij shfletuesi mund ta bëni këtu:https://www.google.com/intl/en/chrome/browser . 

Për të aktivizuar kontrollin drejtshkrimor për shfletuesin Chrome, klikoni simbolin e menysë që ështënë shiritin e veglave të shfletuesit (djathtas lartë si në fig.1).

 

Fig. 1: Hapja e menysë

 

 Përzgjidheni Settings.

 

Fig. 2: Zgjedhja e konfigurimit

 

Klikojeni linkun Show advanced settings.

Fig. 3: Zgjedhja e konfigurimit të avancuar

 

Klikojeni butonin Language and input settings…

Fig. 4 Përshtatja e gjuhës

 

Në dialogun Languages and Input aktivizoni kutinë “Enable spell checking” dhe klikoni butonin Add për të shtuar një gjuhë të re në listën e gjuhëve të preferuar.

Fig. 5: Shtimi i gjuhëve të preferuara

 

Zgjidhni gjuhën shqipe nga lista dhe klikoni butonin OK.

 

Fig. 6: Zgjidhja nga lista

 

Pastaj klikoni butonin Use this language for spell checking, i cili është në anën e djathtë.

 

Fig. 7: Aktivizimi i kontrollit drejtshkrimor

 

Pas aktivizimit të suksesshëm të kontrollit drejtshkrimor të gjuhës shqipe dhe ristartimit të programit Chrome, fjalët e shkruara gabimisht në formularët e faqeve të internetit nënvizohen me ngjyrë të kuqe. Leximi i propozimeve për përmirësim nga programi bëhet duke i klikuar fjalët e nënvizuara më ngjyrë të kuqe me  tastin e djathtë  të miut . 

chrome

Fig. 8: Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore me shfletuesin Chrome. /shkenca/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit