Drejtori i Drejtorisë për Kulturë dhe Shtyp, Ramadan Shkodra, priti sot në takim, prodekanin e Fakultetit Filozofik, z. Selim Bezeraj.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Fakultetit Filozofik, në fushën e shkëmbimit të literaturës.
Me këtë rast, Drejtoria për Kulturë dhe Shtyp në BIK, i dhuroi Fakultetit Filozofik të Prishtinës, 41 ekzemplarë nga botimet e BIK-ut. Titujt janë të fushave të ndryshme, ndër to nga kultura, historia, gjuhësia, letërsia etj.
Prodekani Bezeraj falënderoi drejtorin Shkodra, por edhe institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për këtë dhuratë, duke e cilësuar atë si një ndihmesë të madhe për studentët tanë. Që të dyja palët ranë dakord që edhe më tutje të vazhdojë bashkëpunimi i mirë ndërmjet tyre.