4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Drejtori i PTK-së mban dy poste, përfundon në Gjykatë

Më të lexuarat

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) së shpejti do të procedojë në Gjykatën për Kundërvajtje rastin e drejtorit të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Ejup Qerimi, pasi sipas AKK-së, ai gjendet në konflikt të interesit, duke mbajtur dy poste publike, atë të drejtorit ekzekutiv të PTK-së dhe të anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Trustit Pensional të Kosovës.Sipas njoftimit, qysh në fillim të hapjes së këtij rasti, Qerimi ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Agjencinë për ta zgjidhur situatën e konfliktit të interesit, por përkundër paralajmërimit të AKK-së dhe afatit të dhënë për të heq dorë nga njëri funksion, ai edhe më tutje vazhdon ta ushtrojë njëkohësisht dy funksionet e lartë përmendura.
“Sipas ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik (nr.04/L-051, neni 16 pika 1), pozitat e tilla i konsideron të papajtueshme dhe paraqesin konflikt interesi”, thuhet në kumtesë.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit