Gjatë prezantimit të tabletit më të ri Surface të Microsoft, ndodhi një gafë. Në kohën e prezantimit për media të tabletit më të ri, nga “kuzhina” e Microsoft-it, ndodhi ajo që ekspertët e kompanive të tilla i druhen më së shumti.
Në fakt ky tablet bllokoi, apo thënë më mirë bllokoi shfletuesi Internet Explorer.
Tabletin e prezantoi Steven Sinofsky i cili udhëheq sektorin e Microsoft-it për Windows. Kur kuptoi se Internet Explorer nuk do të startoj, ai e ktheu tabletin nga vetja dhe priti edhe pak çaste dhe pastaj vazhdoi me prezantimin. Mirëpo, kur e vërejti se pajisja nuk funksiononte, ai shkoi tek tavolina dhe morri një tablet tjetër Surface dhe vazhdoi sërish me prezantimin.
Mirëpo, këtë moment e regjistruan të gjitha kamerat e pranishme, kurse videoja shumë shpejt u shpërnda në YouTube dhe rrjetet sociale.
Videon se si ndodhi kjo gafë mund ta shihni më poshtë. /PCWorld Albanian/kohaislame/