-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Drejtësia e padrejtësia sociale

Më të lexuarat

20 Shkurti është “Dita Botërore e Drejtësisë Sociale”, e shpallur nga Kombet e Bashkuara. Por çfarë është e drejtë dhe e padrejtë në një shoqëri, si ajo gjermane?
Si socialdemokratët, ashtu edhe liberalët, kristiandemokratët dhe të Të Gjelbërit, por pa harruar Të Majtët e kanë zbuluar si temë: “Drejtësi sociale”. Në muajt e ardhshëm të fushatës zgjedhore në Gjermani për zgjedhjet parlamentare të shtatorit kjo temë do të luajë një rol të rëndësishëm. Duket sikur partitë ia kanë vënë veshin kohës. 71% e gjermanëve sipas një sondazhi të Institutit Demoskopik, Allensbach janë të mendimit se në Gjermani po rritet padrejtësia sociale.

Paraja nuk luan rol
Në dallim nga vendet e tjera, drejtësia sociale nuk perceptohet aq shumë si shpërndarje e të mirave materiale në Gjermani. Vetëm gjysma e të anketuarve shohin tatimin më të lartë mbi fitimin për firmat dhe taksim maksimal të rrogave të larta si instrumenta për më shumë drejtësi sociale.

Hubertus Pellengahr, drejtor i Iniciativës së Tregut të Ri Social (INSM) thotë se në shoqëri pranohet që ekziston një lloj hendeku mes shtresave sociale. Por më e rëndësishme: “Për gjermanët një shoqëri është e drejtë nga ana sociale kur të gjithë fëmijët kanë të njëjtat shanse shkollimi. Këtë e thonë 90% e gjermanëve. Pikërisht këtu gjermanët shohin mangësi.” Sinjal shumë i rëndësishëm për politikanët ky, që të përmirësojnë premisat për fëmijët dhe familjet. Aksesi tek arsimi është çelësi për suksesin shoqëror dhe me këtë edhe sukses për ekonominë.

Perceptimi i drejtësisë më shumë ndjesi personale
Kërkesa për më shumë drejtësi sociale do të futet në programet zgjedhore të partive gjermane. Por interpretimi i saj është i ndryshëm. Për shembull 2 Majta kërkon një rishpërndarje të të ardhurave dhe mirëqenies, ndërsa partitë e tjera kërkojnë përmirësimin e barazisë së shanseve. Sociologu Stefan Liebig thekson se të mos qenit njësoj nuk do të thotë automatikisht edhe padrejtësi sociale. “Tek drejtësia sociale bën pjesë që njerëzit të shpërblehen ashtu siç duhet për suksesin që sjellin. Shpërblimi i drejtë sipas punës është një aspekt i rëndësishëm i drejtësisë sociale.”

Në vitet 50-të dhe 60-të në Gjermani tema e shpërndarjes së drejtë luante një rol më të madh se sa sot. Asokohe “edhe torta që duhej ndarë” ishte më e madhe, edhe për shkak të hovit ekonomik, shpjegon sociologu Liebig. Ndërsa sot bëhet fjalë më shumë për ndërvarësi më të madhe mes njerëzve. “Besoj se ndjesia e gjithsecilit në shoqëri se si trajtohet në shoqëri po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, sepse padrejtësia është një sinjal për njeriun, se dikush krijon favore në kurrizin e tij.” Madje është e provuar në studime se ndjenja e mostrajtimit të drejtë çon në dezinteresim dhe mosangazhim të punonjësve. Shpesh kjo ka pasoja psikike dhe simptoma sëmundjesh./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit