Pasi që ushtarët shqiptarë janë parë duke ecur në shëtitoren e pjesës veriore të Mitrovicës, dhe deklaratave se qindra ushtarët shqiptarë do të vendosen në veri, sipas Millovan Drecunit, një gjë e tillë përbën rrezikim të sigurisë se serbëve.
Gjatë një interviste dhënë televizionit serbe Pink, kryetari i të ashtuquajtur Komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka deklaruar se nuk posedon informata të konfirmuara që në kuadër të trupave të KFOR-it do të vendosen qindra ushtarët shqiptarë në veri, por sipas tij nuk përjashton mundësinë që mund të ndodh një gjë e tillë.
Ai e cilëson si provokim shkuarjen e ushtarët shqiptarë në veri të Mitrovicës, megjithatë lidhur për këtë çështje ishte deklaruar edhe KFOR-i duke theksuar se prania e oficerëve shqiptarë në veri të Mitrovicës nuk do të duhej të habiste askënd pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-s. /tg