-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Dramatike në Dibër, bllokohen 115 familje, nuk ka as mjek për të sëmurët

Më të lexuarat

Njoftohet se rreth 115 familje në Ternovë të Madhe dhe Terrnovë të Vogël që prej 10 ditësh janë të bllokuara.

Doçi raporton se zona e Gollobordës prej 5 ditëshe është e bllokuar, ndërkohë që banoret bëjnë apel për ndihmë. Po ashtu bëhet e ditur se në fshatin Ostren ka pasur raste të urgjencave shëndetësore, ndërkohë që në zonë mungon mjeku.

Moti i keq me temperatura nën zero dhe reshje dëbore kanë ‘mbërthyer’ prej disa ditësh një pjesë të madhe të vendit, kryesisht zonat veriore dhe ato juglindore.

Raportohet se disa fshatra në zonën e Dibrës qëndrojnë prej 10 ditësh të bllokuar nga bora, ndërsa rrugët janë të bllokuara. Ndërkohë, probleme paraqiten edhe në qarkun e Elbasanit.

Temperaturat gjatë natës në qarkun e Dibrës kanë shënuar -12 gradë, ndërsa trashësia e dëborës është 70 cm.

Mes të tjerash bëhet e ditur se aksi nacional Peshkopi-Tiranë në disa segmente kalohet me vështirësi pasi është prezenca e akullit në rrugë. Duke mos mjaftuar temperaturat nën zero, në këtë qark ka edhe mungesë të energjisë elektrike

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit