Sviss-info njoftoi se zyrtarët zviceran kan lëshuar urdhër ndalimi të hyrjes në vend dr. Muhamed el-Arifit, anëtar i Unionit Botëror të Dijetareve Islam, një ndalesë vlen edhe për vendet e tjera që janë nënshkruese të marrëveshjes Shengen.
Ka qenë e planifikuar që Dr.Arifi të marrë pjesë në përvjetorin e dytë të Këshillit Qendror Islam të Zvicrës, i cili duhet të fillojë me fillimin e kësaj jave.
Këshilli Qendror Islam u formua në tetor 2009, dhe përfshin përfaqësues të organizatave islame nga e gjithë Zvicra. Zyrtarët zviceran kanë kërkuar heqjen e emrit të Arifit nga lista e të ftuarëve, pa dhënë asnjë arsye, të cilët duhej të mbanin fjalim në takim.
Ndalimi i hyrjes në Zvicër për Shejh Arifin, nënkupton mohimin e hyrjes në ndonjë nga 19 vende që janë nënshkruese të marrëveshjeve shengen, në mesin e tyre janë: Holanda, Greqia, Austria, Belgjika, Franca, Gjermania, Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Zvicra.
/mszh/Sh.Hulaj/kohaislame