3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dosti i Nanos

Më të lexuarat

Ukë Rugova iu ka bashkuar 25 intelektualëve shqiptarë, që mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos për President të Shqipërisë. Djali i Ibrahim Rugovës shkruan se ish-kryeministri i plotëson më së miri kriteret për të qenë në krye të shtetit shqiptar.
Jo shumë vite më parë, zyrtarët e LDK-së mblidhnin vota nëpër fshatrat e Kosovës duke u thënë njerëzve se nuk duhet ta votojnë PDK-në për shkak se kreu i saj është i afërt me Kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nanon, shkruan “Express”.

Në të njëjtën kohë, gazetat pranë LDK-së çdo ditë shkruanin se si Fatos Nano është kundër Kosovës, derisa rikujtonin takimin e tij me diktatorin serb, Slobodan Milosevic, në Kretë të Greqisë.

Në Kosovë edhe sot mund të ketë njerëz që i besojnë asaj propagande dhe mbase u duket e pabesueshme se çfarë ka ndodhur këtë të mërkurë, kur djali i Ibrahim Rugovës, Uka, ka vënë firmën e tij në një letër drejtuar partive parlamentare shqiptare me kërkesën që ta mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos për President të Republikës së Shqipërisë.

Por, kjo s’është hera e parë që Uka di të befasojë.

Shumëkush ishte çuditur me të edhe dy vjet më parë kur pranoi të hynte në një qeveri me Hashim Thaçin, kundërshtarin e madh të babit të tij.

Nano është vetëshpallur kandidat për president të Shqipërisë dhe ka filluar një sërë takimesh lobuese për ta arritur këtë qëllim.

“Unë e falënderoj Ukën dhe krejt familjen Rugova për mbështetjen që ma kanë dhënë mua, ashtu sikurse do të falënderoj edhe çdo personalitet tjetër nga politika apo intelektualët mbarëshqiptarë për çdo kontribut e akt inkurajues dhe ndërtues të së mirës së përbashkët të të gjithë, ne, shqiptarëve”, ka thënë Nano për “Express”. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit