Grupi hetimor për çështjen “Doshi”, dyshon se deputeti i ka përgjuar të gjitha seancat, duke përdorur një orë dore.
Lajmin e bën të ditur A1Report.
Megjithatë këto mbeten thjesht hamendësime.
Doshi vetë herë pas here u ka thënë se po i përgjonte, por nuk u ka treguar mjetet se me çfarë po e bënte këtë.
Prokurorët kanë vazhduar punën e tyre, pavarësisht këtyre pretendimeve.
Doshi ka qenë tetë herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Në një rast ai ka qendruar mbi nëntë orë aty.