1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dorëzohet dokumentacioni për kompleksin turistik në Brezovicë

Më të lexuarat

Kompania fituese e projektit zhvillimor për kompleksin turistik Brezovica, konsorciumi francez MDP Consulting–Compagnie des Alpes, sipas një komunikate për media të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka dorëzuar dokumentin e nevojshëm.

“Në përputhje me kushtet e parapara të Prokurimit Publik në Kosovë për Zhvillimin, Financimin dhe Operimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, si dhe me dispozitat e përcaktuara në marrëveshjen përkatëse të Partneritetit Publiko- Privat (PPP) me datë 31 maj 2016, Partneri Privat (Brezovica Resorts, LLC) ka dorëzuar dokumentacionin lidhur me nivelin e përmbushjes së kushteve paraprake para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së PPP-së”, thuhet në një njoftim për media.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe institucionet e saj do të veprojnë me përgjegjësi në vlerësimin e dokumenteve të dorëzuara nga Partneri Privat”, vijon njoftimi.

Në muajin dhjetor të vitit 2014 konsorciumi francez MDP Consulting–Compagnie des Alpes ishte shpallur fitues, me një çmim prej 409 milion euro.

Ky Konsorcium kishte planifikuar investime në kompleksin turistik Brezovica 165 milionë euro në tri vitet e para, si dhe ishte premtuar se do të krijojë 4000 vende të reja pune.

Në investime parashihet zgjerimi apo krijimi i shtigjeve të klasit botëror për skijim, më të gjata se 100 km (më të gjatat në Ballkan), të pajisura me rreth 20 teleferikë dhe pajisje tjera moderne, me standarde të sigurisë dhe të kualitetit më të lartë në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit