-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dorëzohen mbetje mortore të 12 personave

Më të lexuarat

Ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it, dhe homologët e tyre vendorë nga Departamenti për Mjekësi Ligjore (DML), dorëzuan sot mbetjet mortore të dymbëdhjetë personave.

Shumica e këtyre personave, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga EULEX-i, janë të pagjetur që nga viti 1999, gjatë luftës në Kosovë.
Mbetjet mortore të dhjetë personave janë nxjerrë nga varrezat sekondare në Serbi.
Identifikimi i këtyre personave është bërë më herët, megjithatë, ekspertët e EULEX-it dhe homologët e tyre vendorë, kanë respektuar kërkesën e familjeve për t’i mbajtur këto mbetje, deri sa të afërmit të jenë të gatshëm për pranim.
Pesë emra janë akoma në Listën e Personave të Pagjetur, nga e cila do të hiqen së shpejti.
Familjet, të cilat janë nga Vushtrria, janë ftuar të marrin mbetjet mortore dhe dokumentacionin përkatës.
Gjatë javës së ardhshme pritet të dorëzohen edhe disa mbetje mortore.
Që nga koha kur ekspertët e EULEX-it iu bashkuan DML-së në dhjetor 2008, familjeve u janë dorëzuar mbetjet mortore të 308 personave, thuhet mes tjerash në komunikatën për media, të lëshuar nga EULEX-i./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit