Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministri i parë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës u vra tinëzisht në Tiranë më 21.9.1998.
Me rastin e 14 – vjetorit të vrasjes së Ministrit të Parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit”, e ne sot me krenari po e përkujtojmë Komandantin e parë.
Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrin e Parë të Mbrojtjes që e kishte Republika e Kosovës.
Tani në këtë përvjetor shihet më së miri se plumbi kurrë nuk mund ta vret individin, plumbi i tradhtarëve e pengoi vetëm ecjen e Ahmet Krasniqit drejt fitores së lirisë, por kurrë nuk ka mundur ta vret madhështinë dhe famën e tij.
Se fama e një oficeri të karrierës, ishte fama që pat koloneli ynë i nderuar dhe i paharruar për të gjallë dhe tani kjo famë e ngriti Ahmet
Krasniqin deri në Hero i Kosovës edhe për të vdekur.
Pikërisht ajo dorë që shtiu mbi Ahmet Krasniqin, në mes të Tiranës (ku nuk duhej të ndodhte), shtiu edhe në fushëbetejat, edhe në prag lirie, edhe në lirinë e Kosovës. Po ai plumbi antishqiptar e çoi në përjetësi edhe Salih Çekajn, nënkryetarin e Degës së LDK-së në Gjermani dhe komandantin e betejave të famshme në Koshare, padyshim njeriun që luajti rol me rëndësi në
krijimin dhe organizimin e bërthamave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pastaj tradhtia do të ndryshojë formën e veprimit, por rruga e krimit të zi do të veshi me zi edhe shumë familje shqiptare.kohaislame