0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Donika Kada-Bujupi i bashkohet Vetëvendosjes

Më të lexuarat

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka deklaruar se në opozitën e bashkuar kanë kërkuar që vendimet t’i marrim bashkë por kohët e fundit u pa që jo të gjithë duan që vendimet të jenë të përbashkëta dhe të koordinuara.

“Aktualisht aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen. Ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të gatshëm të organizohemi në protesta”, ka thënë ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku për shkaqe shëndetësore nuk po merr pjesë kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri.

Çaushi i tha të pranishmëve se Lëvizja Vetëvendosje është rritur gjatë këtyre muajve.

Vetëvendosjes edhe zyrtarisht iu ka bashkuar deputetja Donika Kada-Bujupi, e cila tha se me kalimin në Vetëvendosje e ka zgjedhur drejtësinë.

“Duke qenë bashkë të përkushtuar fituam betejën e parë. Ne ishim bashkë të pandarë në parlament, protesta e burg i sollëm rezultatet e para. Ne depërtuam në zemrat e grave dhe burrave të Kosovës, të gjithë atyre që ia duan paqen dhe mirëqenien Kosovës. Ne krijuam një ëndërr për Kosovën meritore dhe për ta jetësuar këtë na duhet shumë punë. Ajo çka po ndodh sot dhe ky vendim i imi është vazhdim i plotë i imi në lëvizjen që nuk u tundua kurrë për pushtet. Në mes paqes dhe drejtësisë, unë kam zgjedhur drejtësi”, tha ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit