1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Doni të forconi kujtesën tuaj? Këto janë disa mënyra mjaft të efektshme për ta arritur këtë gjë

Më të lexuarat

Ekzistojnë ushtrime dhe aktivitete të ndryshme për të zhvilluar 5 funksionet e mëdha mendore në mënyrë të suksesshme, sipas një lajmi të publikuar në ueb-faqen “Askmen”, që e transmetoi Start.
Truri ynë përbëhet nga 5 funksione themelore mendore: memoria, përqendrimi, gjuha, aftësitë vizive dhe funksioni drejtues. Për të qenë sa më të mprehtë duhet të aktivizoni këto 5 funksione dhe të bëni ushtrime.

Kujtesa: Ka ushtrime të ndryshme për të freskuar memorien. Kur memoria fillon të dobësohet, kuptojmë se edhe funksionet mendore kanë filluar të ngadalësohen. Për të pasur një kujtesë të fortë duhet ta vini trurin në punë në një mënyrë të thjeshtë. Dëgjimi i muzikës nuk është vetëm zbavitës, por në të njëjtën kohë zhvillon kujtesën dhe rrit nivelin e acetilkolinës, që ndihmon në ndërtimin e aftësive.

Përqendrimi: Kujtesa luan një rol të rëndësishëm në kuptimin e asaj që lexon dhe në të gjitha aktivitetet mendore, siç është përqendrimi, pavarësisht zhurmës dhe rrëmujës.

Ne mund të përforcojmë përqendrimin duke ndryshuar punët rutinë. Ndryshoni rrugën nga shkoni në punë apo mënyrën e rregullimit të tavolinës. Kjo do të na ndihmojë të shpëtojmë nga zakonet e përditshme dhe të përqendrohemi më shumë në punë. Dëgjimi i një libri me zë të lartë kur vraponi dhe aktivitete të tjera të ndërthurura ndihmojnë në aktivizimin maksimal të trurit.

Gjuha: Gjuha zhvillon aftësinë tonë të kuptimit të fjalëve, rifreskimit dhe kujtesës. Krahas kësaj, ajo teston rrjedhshmërinë, aftësinë gramatikore dhe fjalorin tonë. Me ndihmën e ushtrimeve të rregullta ju mund të pasuroni fjalorin me fjalë të reja dhe të kujtoni më lehtë fjalët e mësuara.

Aftësia vizive: Jetojmë në një botë shumëngjyrëshe dhe tredimensionale. Analiza e informacionit viziv është e domosdoshme përsa i përket aktivizimit tonë me mjedisin. Për të vënë në punë këtë funksion provoni të ecni në dhomë dhe të ngulisni në mendjen tuaj vendet e 5 objekteve. Kur dilni nga dhoma përpiquni të kujtoni objektet dhe vendet ku ndodheshin. E lehtë? Prisni dy orë dhe përsëriteni. Kjo do t’ju sforcojë të përdorni kujtesën dhe ju do të përpiqeni të fokusoni trurin në një pikë të caktuar.

Funksioni drejtues: Pa e kuptuar fare ju përdorni aftësinë tuaj gjykuese dhe logjikën kur hidhni një hipotezë apo kur shqyrtoni rezultatet e mundshme të lëvizjeve. Një shëtitje me shokun (shoqen) tuaj do të zhvillojë performancën mendore. Edhe lojërat video ndihmojnë në krijimin e strategjive dhe zgjidhjes së problemave. / bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit