3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Doni të digjni më shumë kalori brenda një kohe të shkurtër?

Më të lexuarat

Ato mund të duken shumë të lehta dhe të thjeshta, por janë ndër ushtrimet fizike më të vështira për t’u aplikuar. 
 
“Plank” është një grup lëvizjesh fizike, të cilat zhvillohen shtrirë, kryesisht duke mbështetur bërrylat dhe majat e gishtave mbi tokë. Dhe, me këtë pozicion statik të trupit mund të kryhen një sërë lëvizjesh për qëllime të ndryshme.
 
Të thjeshta në dukje, të vëzhtira për t’u ushtruar, por shumë rezultative për të pasur linja dhe forma të mira fizike.
 
Ushtrimet “plank” rekomandohen për pjesën e muskujve të barkut dhe belit, për kofshët, por edhe për muskujt në përgjithësi. Ato ndihmojnë në përmirësimin e qëndrimit të trupit dhe për ekuilibër.
 
Ushtrimi i këtyre lëvizjeve ka mjaft popullaritet për shkak të forcimit të muskujve, pasi këto lëvizje shumë të thjeshta në dukje vënë në punë një numër të madh muskujsh, në të njëjtën kohë.
 
Nëse këto ushtrime zhvillohen në mënyrë sistematike, përfitimet janë: bark i tonifikuar, më pak celulit në kofshë e ije, forcim i krahëve, elasticitet dhe reduktim i dhimbjeve të mesit. Gjithashtu “plank” ndihmon edhe në përmirësim e humorit.
 
Në përgjithësi, lëvizjet fizike kanë aftësinë për ta bërë këtë, por ushtrimet “plank” në këtë drejtim janë unike, sepse ndihmojnë në tërheqjen e muskujve, duke ndihmuar edhe shlodhjen e grupit të muskujve, të cilët janë përgjegjës për ngarkesën nervore.
 
Duke qenë se kategoria e “plank”-eve konsiderohet si kategori e ushtrimeve të forcës, nuk mund të ushtrohesh gjatë me to. Fillestarët mund t’ia nisin nga disa sekonda në ditë, ndërsa ata që ushtrohen gjatë mund të arrijnë edhe në 2 minuta, ose më shumë. /Top Channel 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit