2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Donacion i TIKA-s, 10 karroca elektrike për personat me atësi të kufizuara

Më të lexuarat

10 persona me aftësi të kufizuara kanë fituar sot karroca elektronike nga agjencia shtetërore turke TIKA, në një projekt të realizuar me shoqatën SHPRESA. Përgjegjësi i agjencisë TIKA për Ballkanin, Mahmut Çevik, tha se ndjehet krenarë që ka mundësinë të realizojë këtë projekt tejet domethënës. Në fokus të të gjitha projekteve të TIKA-s, tha ai, është shërbimi ndaj njerëzve, pa marrë parasysh përkatësi etnike apo fetare, apo nëse bëhet fjalë për persona me nevoja të veçanta. Parimi ynë, theksoi Çevik, është që të jemi të sinqertë dhe të afërt me të gjithë.

“Dua të nënvizoj që ky projekt i realizuar sot, nuk është thjeshtë një ndihmë për ju. Në vetëm ua kemi zgjatur dorën në betejën e juaj me vështirësitë e jetës. Ne nuk e pritëm ditën e personave me nevoja të veçanta që është në muajin maj, por këtë projekt e realizuam tani, për të dhënë mesazhin se TIKA dhe shteti turk çdo ditë u përkushton vëmendje njerëzve me nevoja të veçanta”, ka deklaruar Mahmut Çevik, Përgjegjësi i agjencisë TIKA për Ballkan.

Kryetari i shoqatës Shpresa, Sefer Hiseni, tha se falënderimi ndaj agjencisë TIKA është një gjest i vogël në krahasim me mbështetjen që kanë marrë nga kjo agjenci. Ai theksoi se karrocat elektronike do t’u lehtësojnë në masë të madhe jetën e përditshme personave me nevoja të veçanta. Edhe personat që përfituan këto karroca elektronike, ishin shumë falënderues për këtë përkrahje.

 “Shumë faleminderit, kemi pasur nevojë, shumë faleminderit”, deklaroi një qytetar.

Nënkryetari i komunës së Çairit, Sulejman Baki, tha se dhurimi i karrocave elektronike është njëri nga projektet më domethënëse që realizohet në suaza të komunës, duke theksuar se ky eveniment, është një fryt i bashkëpunimit të suksesshëm mes komunës së Çairit, shoqatës Shpresa dhe agjencisë TIKA.

“Me këtë rast, gjithashtu dua t’i përcjelli falënderimet e sinqerta për agjencinë TIKA, i cili me projektet e realizuara, e ka dëshmuar edhe një herë  që Republika e Turqisë është një mik i sinqertë i Republikës së Maqedonisë dhe shoqërisë sonë”, ka deklaruar Sulejman Baki, nënkryetar i Komunës së Çairit.

Nga agjencia TIKA theksuan se projekte të ngjashme dedikuar personave me nevoja të veçanta janë realizuar edhe në vendet tjera të rajonit, duke theksuar se mbështetja për këtë kategori të njerëzve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Abdulla Berisha /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit