3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Domatja mbron lëkurën nga plakja

Më të lexuarat

Koncentrati i domates përmban një substancë të aftë të mbrojë lëkurën nga plakja në sasi dhjetë herë më shumë se domatja e freskët. Domatja, në fakt, është një perime e pasur me substancën e likopenit – ndoshta më e pasura, e cila çliron një funksion shumë të vlefshëm: bllokon aksionin e radikaleve të lira, domethënë të substancave që trupi ynë i prodhon si mbetje.

Këto radikale provokojnë plakjen e lëkurës, të cilat dëmtojnë qelizat. Pastaj radikalet e lira mund të favorizojnë zmadhimin e tipave të ndryshëm të kancerit si atij të gjoksit, në vezoret e grave dhe në prostatë tek burrat. Domatja kështu është shumë e çmuar për bukurinë e lëkurës dhe është një armë efikase në parandalimin e kancerit dhe akoma më shumë koncentrati i saj, na thonë studiuesit. Motivi është i thjeshtë, përgjatë përgatitjes, kur domatja zihet, nxehtësia dhe uji e avullojnë dhe koncentron përbërësit ushqimorë, ku është më i rëndësishëm likopeni.

Kaloria pastaj transformohet dhe likopeni bëhet më i asimilueshëm nga trupi njerëzor. Ja përse sasia e likopenit gjendet në përmbajtje 10 herë më shumë se tek tuli i perimit të freskët. Domatja, sipas një kërkimi italian, është e vlefshme edhe sepse përmban sasi kripërash minerale të domosdoshme për shëndetin dhe bukurinë, p.sh kaliumi – i cili lufton ruajtjen e nivelit hidrik dhe presionin e lartë, me kalciumin – i rëndësishëm për të pasur dhëmbë dhe kocka të forta, hekuri, fosfori dhe vitaminat A dhe C – të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për bukurinë dhe shkëlqimin e lëkurës dhe në parandalimin e tumoreve. Dhe, së fundmi, është e pasur më fibra ushqyese, të cilat lehtësojnë funksionimin e zorrëve./index/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit